Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmeti: Agjenda e UÇK-së, e pandalshme Empty Ahmeti: Agjenda e UÇK-së, e pandalshme

Wed 14 Mar 2012 - 19:41
Me rastin e 11 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Malësinë e Tetovës dje në fshatin Sellcë u mbajt manifestimi tradicional ”Pranvera e Dinjitetit”, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të ish UÇK-së, ushtarë, oficer dhe tjerë.
“Pranvera e Dinjitetit” shënon luftimet e para në Kalanë e Tetovës, më 14 mars të vitit 2001 nga ana e UÇK-së. Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së aktualisht lider i BDI-së Ali Ahmeti theks të veçantë në këtë përvjetor i vuri programit dhe agjendës së UÇK-së , që kishte për qëllim siç tha, “shqiptarët të frymojnë lirshëm kudo dhe ne jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë”.
“Ky vend me të drejtë quhet ‘Pranverë e Dinjitetit’, kërkonte institucionalizimin e dinjitetit shqiptarë, kërkonte që flamuri shqiptarë të valëvitej i lirë në këto toka, kërkonte që shqiptarët të kenë Universitetin dhe shkollimin e vet dhe jo të rrinë rrugicave, kasolleve të mësojnë, e të jetojnë si qiraxhi në shtëpi të vet, dhe këtë shqiptari nuk e toleroi, prandaj këtu u ngrit flamuri, u ngrit UÇK-ja”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
“Programi i UÇK-së është i pandalshëm, gjithmonë. Është në rrjedhë agjenda e gjithë atdhetarëve. Amanet i gjithë gjeneratave që nga Rilindja Kombëtare e deri tek ushtarët e UÇK-së është që të jetojmë të lirë, të marrim frymë lirshëm në hapësirat ku ne jetojmë.
Evropa heq kufijtë, ky ka qenë program kjo ka qenë agjenda e UÇK-së dhe ne do ta gëzojmë se s’bënë ndryshe, shqiptarët duan të frymojnë lirshëm, pa kufi në gjithë hapësirën, ky është program i yni, ky është program konform edhe standardeve më demokratike evropiane”, ka vijuar në fjalimin e tij Ahmeti.
Ndërkohë, kryetari i SHVL-UCK-së Fazli Veliu, para të pranishmëve theksoi se së shpejti do të unifikohen emblemat e tre ushtrive dhe në krye të këtyre të qëndroj Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi