Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Studimi, ja pse portokalli i kuq është kaq i mirë për shëndetin Empty Studimi, ja pse portokalli i kuq është kaq i mirë për shëndetin

Wed 14 Mar 2012 - 19:43
Studimi, ja pse portokalli i kuq është kaq i mirë për shëndetin 52314ATHINE- Studiuesit e një projekti europian, i quajtur “Athina”, kanë arritur të zbulojnë se pse portokalli i kuq është aq i nevojshëm për trupin e njeriut.

“Ngjyra e kuqe e shëndetit”. Kështu e kanë quajtur ata këtë portokall, i cili falë ngjyrës së tij karakteristike ka më shumë vlera për shëndetin. Pikërisht ngjyra e tij shkaktohet nga disa substanca të quajtura antocianine, të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, çka i sjell organizmit një sërë përfitimesh.

Falë antocianineve portokalli i kuq renditet ndër frutat më të mira për shëndetin. Sipas studiuesve, antocianinet jo se nuk ekzistojnë tek portokallet e verdha, por atje janë në një sasi më të vogël.

Ata thonë më tej se, sasia e tyre varet edhe nga kushtet mjedisore ku rritet ky portokall. Këshillohet të rritet në vende me ditë të nxehtë dhe natë të freskët.
(ma.ar/BalkanWeb)
Studimi, ja pse portokalli i kuq është kaq i mirë për shëndetin Spacer
Studimi, ja pse portokalli i kuq është kaq i mirë për shëndetin Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi