- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Studimi: Vjehrrat të dëmshme për shëndetin e nuseve
Mon 5 Nov 2012 - 10:39
Nuset, vjehrrat e tyre me të drejtë i perceptojnë si një forcë destruktive dhe pikërisht kjo shkakton një dozë të madhe të stresit. Edhe pse shumë nuse përjetojnë sulme të ndryshme nervore në aspektin mental nga vjehrrat e tyre, tani është provuar shkencërisht se bashkëjetesa me të mund që seriozisht të cenojë shëndetin e gruas.
Shkencëtarët kanë kryer një studim i cili tregoi se nuset që jetojnë bashkë me vjehrrat e tyre janë pesë herë më të rrezikuara të vuajnë nga sëmundje të rënda të zemrës në krahasim me femrat, të cilat nuk jetojnë nën të njëjtën çati me nënën e burrit të saj. Deri tek sëmundjet e zemrës vjen për shkak të stresit të madh, i cili është rezultat paralel edhe me rolin e gruas, vajzës dhe partnerit.
Ndër të tjera, një grua vazhdimisht duke u përpjekur për të bërë atë siç e dëshiron vjehrra, shkakton një tension të lartë. E gjithë kjo çon deri tek sëmundjet e ndryshme të zemrës, tension të lart të gjakut por edhe shfaqjen e diabetit.
Rreziku më i ulët i këtyre sëmundjeve është tek gratë të cilat jetojnë vetëm me partnerin e tyre.
/Shekulli Online/ E.L/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi