Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lumturia rritet pas moshës 45 vjeç Empty Lumturia rritet pas moshës 45 vjeç

Fri 16 Mar 2012 - 1:46
Sipas një studimi të fundit, sa më shumë plakemi, aq më shumë rritet lumturia në jetën tonë edhe pse cilësia fizike është në rënie të vazhdueshme. Studimi i kryer nga Universiteti i Warwick (Angli) dhe i publikuar nga ‘Daily Mail’ mbështet edhe studime të mëparshme sipas të cilave rreth moshës 45-vjeçare lumturia arrin pikën më të ulët në jetën e njeriut, por pas kësaj moshe vjen gjithmonë në rritje niveli i kënaqësisë. Kërkuesit kanë marrë në shqyrtim dhe kanë analizuar stilin e jetës dhe shëndetin e mbi 10 mijë personave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata vlerësuan cilësinë e jetës duke përdorur tetë faktorë të ndryshëm përfshirë këtu shëndetin e përgjithshëm, funksionin social dhe shëndetin mendor. Dr. Saverio Stranges, udhëheqësi i studimit, thotë se lumturia rritet me kalimin e viteve sepse njerëzit mësojnë të përballojnë vështirësitë më mirë se sa të rinjtë. “Cilësitë fizike është e natyrshme që bien, por lumturia rritet sipas përfundimeve tona”, thekson Stranges. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Lumturia rritet pas moshës 45 vjeç Empty Re: Lumturia rritet pas moshës 45 vjeç

Fri 16 Mar 2012 - 1:58
Edhe kete studim me duhet ta kundershtoj! Sipas mendimit tim lumtura, apo thene me mire njeriu me i lumtur eshte ne kohen e adoleshences, mos te theme femijeris. Per faktin se ne kete moshe, gjithcka sheh vetem bardhe, nuk ka asnje problem ( po them kushtimisht). Kurse ne moshen e lart cekur, njeriut perkundrazi i shtohen problemet dhe mundesia qe te jete i lumtur i qet eshte me e vogel, sepse ne kete moshe, ka femije dhe ka probleme me shume...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi