Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Intervista i nje cuni 15 vjec : Me mungon lumturia  Empty Intervista i nje cuni 15 vjec : Me mungon lumturia

Sat 23 Oct 2010 - 18:24
Eshte 15 vjec dhe eshte nje Camorrist; eshte nga Scampia (Itali)
Sa vjec je ?
15
Shkon ne shkoll ?
Jo
Deri ne cfare klase ke frekuentuar ?
te mesmen.
Cila ishte lenda e preferuar ?
Anglishtja sepse mesuesja ishte e bukur
Tani cfare pune ben?
Tani punoj me disa njerez qe me bejn te fitoj lek dhe respekt
Kush jan keto qe te komandojne ?
Disa njerez, familje.
Sa vjec ishe kur more ket rrug?
Tani jam 15 vjec por fillova kur isha 7-8 vjec
Si te futen ne pun ?
Kur po me vidhnin motorrin erdhen afer meje disa njerez me te medhenj, njerez te sistemit dhe me thane qe isha i shkathet. Me than qe mund te beja disa gjera per te fituar shum lek
Cila eshte detyra e pare qe te dhane?
Duhet te vidhja ne nje supermarkat per te pare nese dija te perdorja nje pistolet , nese isha i shkathet dhe nese me kapnin, nese do flisja apo jo
Dhe si shkoi?
Dy te motorri, un dhe nje tjeter zbritem, ikem afer shiteses, un e kapa prej flokesh, ajo bente rezistenc dhe thonte qe zdo na jepte leket. Ne per ta trembur uleritem qe do qellonim, i vum pistoleten ne fytyre dhe na dhane te gjith leket
Si u ndjeve pas vjedhjes te pare?
Ne fillim kisha frik sepse do me shifnin telekamerat, pastaj mendova qe jemi posht qellit, kujt po i plas.
Leket e vjedhjes ku perfunduan ?
Ja cuam familjes por ato nuk i pranuan. Thonin qe nuk i donin dhe qe ishte vetem nje prove.
Po pastaj cfare ndodhi?
Aty fillova. Me thon te kerkoj lek knej e andej, kontrolloj, shes kokaine, qelloj, shume gjera.
Tani sa lek fiton?
Fitoj 6-7 mije euro ne jav por jo gjithmon.
Cfare ben me gjith keto lek?
Knaqem me femra, miq dhe diskoteka, rroba te formes, motorra, makina
Pse ti i jep makines?
Po, i jap pa patent, pa asigjo
Po ske frik se mos te ndalon policia?
Cfare me intereson ? Un bej nje pun tjeter familjeve dhe e mar nje her tjeter makinen.
Ke nje pistolet me vete?
Po e kam
Do na e tregosh?
pistoleta...
Si qellon?
Ja drejtoj keshtu ne fytyre kur duhet ta vras, ose ja drejtoj qellit kur dua ta trremb.
Qelloj ja 3-4 her ne qiell. Kam qelluar dhe kam kercenuar ato qe nuk pagojne.
I qelloj makinave dhe vitrinave, pistola duhet disa her.
Ke vrar dike?
Eshte me mir qe mos ti pergjigjem ksaj pyetje... nuk dua te pergjigjem
Qepar the qe i qellon vitrinave, cfare doje te thoje?
Asigje, hy ne nje dyqan dhe ato kuptojne se per ke punoj dhe kuptojne direkt.
Ti i thua qe duhet te pagojne, ato te thon skam lek hec neser; ne ikim tek familjet dhe i shpjegojme gjerat sic jan . Familjet na thone se cfare duhet te bejme dhe ne e bejme. Un personalisht qellloj te vitrinat.
Po ato qe pagone ?
Rri i qet, nuk i ndodh asigjo, asnjeri nuk mund ti preki.
Sipas teje eshte e drrejt ti kerkoni lek personave qe punojne me djersen e tyre?Nese fillojme te mendojme keto gjera nuk ecim dot perpara. Nje person vendos ne jet. Rruget jan dy, disa zgjedhin te miren disa te keqen.
Po ti cfare rruge ke zgjedhur?
Per momentin kam zgjedhur te keqen sepse puna eshte pak.
Cfare ndodh nese nganjeri prej jush kundershton familjen ?
Ato qe gabojne marin ate qe meritojne.
Ne cfare menyre?
Zakonisht e vrasin direkt.
Njef dike qe u vra sepse i kundershtoi familjes?
Po, nje shoku im qe vodhi dikur, familja i tha te conte leket te nje familje tjeter por i mbajti per vete , dhe kur e mori vesh familja urdheruan dike te familjes qe ta vriste.
Kur e more vesh cfare mendove?
Eshte me mir te ndjekim hapat tona.
Perpara ishe i pasur apo i varfer?
Kam qen gjithmon i varfer
Ke nje familje te vertet?
Po, kam babin ne burg qe i kan dhan 28 vjet dhe mamin eshte sikur se kam.
Pse mami jot ku eshte?
Ajo meret me vjedhje... meret me kto gjera.
Ke vellezer?
Po, jane te gjith ne burg ne babin
Familja jote e din se me cfare meresh ?
E dine se cfare bej...sepse vetem kjo na ka ngel me ber
Nuk ke menduar kurr te gjesh nje pun te ndershem?
Provova vite me par por 10 euro ne dit jan shum pak. Nese vjedh nje makin fitoj 3-4000 euro ne 20 minuta ose gjysem ore.
Do te pelqente te beheshe boss?
Po do me pelqente. Fitohen shum lek dhe shum respekt
Cfare ke zili nga bossi yt ?
Qe ai me komandon dhe un se komandoj dot
Cfare eshte nje sistem?
Nje sistem eshte si nje piramide, eshte nje familje, familja rritet dhe rrin vetem nje boss.
Te kan arrestuar ndonjehere?
Jo kurr
Ke frik qe mund te arrestojne ?
Dihet qe kur mer ket rruge duhet ta vesh friken ne shkalle te dyt, sepse pastaj eshte e veshtire te kthehesh mbrapa
Po ti ku do perfundosh ?
Per punen qe bejme o vritemi nga Klanet e tjera ose perfundojme ne burg ..dalim hyjme.. por un perpiqem te eci gjithmon perpara.
Ke menduar ndonjehere te nderrosh rrug?
Po, nje her per nje femer por pastaj mendova qe nuk mund te jetoj pa lek.
Ke te dashur?
Me la sepse familja nuk donte qe te shoqerohej me mua sepse pastaj ajo me bente disa pyetje.Po ti nuk punon? Nuk iken ne shkoll?Me cfare meresh? Ku i gjen gjith ato lek per makina motorra ? Nga i gjen gjith kto lek
Po ti cfare i ke dhuruar?
Nje xhup Fendi 1200 euro
E don akoma?
Po jam shum i dashuruar pas saj.
Ke frekuentuar prostituta?
Po po, kam qen me prostituta , kam ber dhe nje vjedhje kur isha me ket; rrafa dhe pastaj ika.
Perdor drog?
jo, vetem nai cigare bashk me miqt
Po kokaine?
jo jo
Shikon tv?
po por jo gjithmon
Cilet jan programet e tua te preferuara?
Studio sport, me pelqen shum futbolli. filmat vizatimore i shof shpesh. Shof Lupin
Pse neper filma e mira mposht te keqen ?
Cfare thua, nuk eshte e vertet; eshte nje rren, ne fund fitojme gjithmon ne.
Cili eshte sporti i jot i preferuar?
Futbolli, jam tifoz i Napolit.
Din te lozesh mir?
Skam deshir ti bej komplimente vetes por jam shum i mir.
Cfare muzike degjon?
Muzik napoletane, Tiziano Ferro dhe Laura Pausini. Jam cun me ndjenja.
Qe kur punon per to, cfare eshte gjeja qe te ka skandalizuar me shum?
Nje fakt qe me ka shockuar eshte : kur nje shoku im i qelloi 3-4 her njerit ne kembe dhe ai qante dhe uleriste. Ai nuk kishte paguar dhe aty vuante dhe qante nderkoh shoku im i qellonte akoma.
Ne fund ky personi vdiq?
Jo, por vazhdon te paguaj per ato qe ska paguar.
Pse pranove te beje ket intervist ?
Sepse ajo qe un bej nuk eshte e drrejt dhe dua qe njerzit mos te gabojne sic po bej un.
Cfare don qe smund te kesh ?
Shum gjera nuk kam, dashurin e babait tim qe tani eshte ne burg. Mes rrobave dhe motorrave kenaqesin dhe argetimin e kam.
Por eshte lumturia ajo qe skam


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi