Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kamomili për bukuri dhe disponim të mirë  Empty Kamomili për bukuri dhe disponim të mirë

Fri 16 Mar 2012 - 1:55
Kamomili është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të bimëve shëruese, është i pranishëm edhe në dollapët tonë të kuzhinës, por a i dini të gjitha efektet magjike të tij? Kjo bimë aromatike mund të ndikojë edhe në pamjen tuaj të mirë, por dhe në disponim. Çaji i kamomilit Pirja çudibërëse, e cila lehtëson llojet e ndryshme të inflamacioneve, njëkohësisht vepron edhe si antiseptik. Ka efekt qetësues në stomakun e irrituar, trup dhe shpirt pas ditëve stresuese dhe të lodhshme dhe ndihmon edhe tek pagjumësia dhe dhimbjet menstruale. Nëse jeni nervoz apo madje edhe të dëshpëruar, kjo bimë do t’ju ndihmojë. Nëse e përdorni këtë bimë si kompresë qetësuese për sy dhe rrathët rreth syve, rezultati do të jetë një pamje më e freskët dhe më e pushuar. Banjë me vaj eterik të kamomilit Me aromën e vet të lehtë dhe të këndshme, vaji eterik i kamomilit qetëson mendjen dhe relakson trupin. Përgatiteni një banjë me disa pika vaj dhe pak mjaltë dhe shijoni efektin relaksues. Banja do të qetësojë lëkurën tuaj të irrituar, të skuqur, të prirë ndaj alergjive. Ndërsa lëkurën e thatë do ta bëjë më të butë dhe elastike. Pikërisht, për shkak të këtyre dhe shumë arsyeve tjera ky vaj eterik është edhe një nga ata që përdoren më së shpeshti. Inhalimi Po kështu, disa pika vaj të kamomilit mund t’i përdorni për inhalim për të qetësuar dhimbjen e kokës ose të dhëmbëve. Apo më thjesht, vendosni disa pika vaj në fashë dhe merrni frymë nga ajo disa minuta. Masazhi Këtë vaj mund ta përdorni edhe për masazh të muskujve dhe nyjave të pezmatuara. Në këtë mënyrë rrisni efektin terapeutik dhe me aromën e tij të lehtë dhe të ëmbël arrini harmoninë e trupit dhe të mendjes. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi