Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zvicra, marrëveshje me Maqedoninë për emigrantët ilegalë Empty Zvicra, marrëveshje me Maqedoninë për emigrantët ilegalë

Sat 17 Mar 2012 - 19:00

Shkup, 17 mars - Zvicra me Maqedoninë kanë nënshkruar të premten një marrëveshje për kthimin në Maqedoni të emigrantëve që jetojnë ilegalisht në Zvicër, njoftoi Byroja Federale për Migracion.

Kjo marrëveshje e zëvendëson marrëveshjen e mëparshme të arritur në vitin 1998 në mes të këtyre dy shteteve, transmeton Albinfo.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja maqedonase e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazaroto.

Marrëveshja rregullon pranim-dorëzimin reciprok të shtetasve të vet nga të dy shtetet. Po ashtu, me këtë marrëveshje mund të kthehen edhe persona nga shtete të treta ose persona pa shtetësi.

Deri më tash Zvicra ka nënshkruar marrëveshje të tilla me 45 shtete.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi