Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

U miratua edhe një marrëveshje, BE vendos viza për Maqedoninë? Empty U miratua edhe një marrëveshje, BE vendos viza për Maqedoninë?

Tue 9 Jul 2013 - 18:09
Rikthimi i vizave për Ballkanin këtë javë ka kaluar edhe një fazë tjetër, me çka Parlamenti Evropian (PE) ka arritur marrëveshje me vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për rifutjen e përkohshme të vizave. Kjo marrëveshje na çon direkt në pezullim të vizave, por edhe i mundëson Komisionit Evropian (KE) që të vendosë se a do ta ndryshojë klauzolën për ndërprerjen e përkohshme të liberalizimit të vizave, nëse e gjithë kjo gjendet nën presionin e vendeve anëtare të BE-së.

Gjithashtu, edhe Byroja për azilkërkuesit e BE-së, në raportin e fundit thekson se në vitin 2012, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor është shtuar për 49 për qind, me çka banorët e këtij rajoni e kanë tejkaluar numrin e azilkërkuesve nga Siria dhe Afganistani. Shifra totale thotë se 53 mijë qytetarë nga Ballkani kanë kërkuar azil në BE, në krahasim me 335.365 mijë azilkërkues nga rajonet tjera të botës gjatë vitit 2012.

Niveli më i lartë i azilkërkuesve është regjistruar në tetor, ndërsa më i ulët në muajin mars dhe Byroja për gjithë këtë, ka njoftuar në një raport vetëm për Ballkanin.

Këto shifra që moti kanë bërë që shtetet anëtare të BE-së të kërkojnë pezullimin e liberalizimit të vizave për Ballkanin, e posaçërisht për Serbinë dhe Maqedoninë, nga edhe vijnë numri më i madh i azilkërkuesve. Marrëveshja e PE-së me shtetet anëtare ka përkrahje nga grupi i demokristianëve dhe liberalëve, ndërsa Tanja Fajon nga grupi i socialistëve, për EUobserver thotë se teksti i marrëveshjes nuk është kompromis i duhur, por ka kaluar nën presionin e shteteve anëtare.

Javën e ardhshme, shtetet anëtare do të diskutojnë për marrëveshjen me PE-në dhe nëse arrihet kompromis mes dy institucioneve, PE dhe Këshilli i ministrave, dokumenti do të votohet në shtator. Me këtë do të hapet porta me të cilën KE do të mundet që, në kërkesë të cilit do shtet anëtare, ta bllokojë liberalizimin e vizave në mënyrë të përkohshme. Ndërprerja e liberalizimit të vizave bëhet për 6 muaj, por pastaj mund edhe të vazhdohet.

Procedura ka filluar në tetor të vitit 2012, kur Franca, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia konstatuan se numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, jashtëzakonisht është rritur. /Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi