Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lëvizja Shqipëria e Re në Pogradec Empty Lëvizja Shqipëria e Re në Pogradec

Mon 19 Mar 2012 - 14:37
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lëvizja Shqipëria e Re në Pogradec Empty Re: Lëvizja Shqipëria e Re në Pogradec

Mon 19 Mar 2012 - 17:14


Startoi aktiviteti për promovimin e turizmit në Shqipëri. Shume të rinjë u nisën sot në mëngjes Nga Sheshi Nënë Tereza drejt Pogradecit duke shijuar udhëtimin piktoresk ku peisazhet e mrekullueshme shpalosen me bukuri të rrallë dhe kreshtat me dëborë ende të pa shkrirë pasqyrohen mbi liqenin e kristaltë që të ngjallë dashuri për vendin tënd. Ishte pra ky qytet që Lëvizja Shqipëria e Re në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë , Bankën e Ideve dhe Fondacionin turistik Shqiptarë zgjodhën për lançimin e aktivitetit : "Bëji nder vendit tënd , fto në Shqipëri sa më shumë njerëz". Në këtë tryezë të rrumbullakët u shkëmbyen ide pozitive për promovimin e turizmit. Pogradecarët të ardhur nga fusha e artit dhe kulturës shkëmbyen dhe pasuruan idetë mbi promovimin e turizmit të një qyteti të lashtë plot magji. Shpresa Placeri ndau eksperiencën e saj si Presidente e Shoqatës së Gruas , mbi nisma të tilla si 'Librari Kafe' ku mund të diskutohet për vlerat e Pogradecit dhe bukuritë e tij. Këngëtarja pogradecare Ermira Babaliu u shpreh e lumtur që merrte pjesë në këtë aktivitet dhe se me artin e këngës do të bëhet promotore e turizmit në vend. Prof Idriz Haxhiu tha se: " ky qytet është një Xhevahir ku , mund të gjejnë një ekosistem të pasur me më shumë se 210 gjallesa endemike" Shkrimtarja Ana Kode tha se ky qytet ofron ide pa fund për turizmin. Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re Z. Edmond Vlashaj duke folur për leximin e realitetit shqiptarë të pasur me vlera të mikpritjes , bujarisë dhe shërbimit tha se nevojitet ti shtrijmë përtej mureve familjare duke i shndërruar në një kulturë shërbimi si një vlerë e konsoliduar e Vendeve perëndimore. Nga qyteti I shkrimtarëve të mëdhenj si Mitrush Kuteli dhe Lazgush Poradeci u frymëzuan shumë të rinjë e të reja, intelektualë, artistë, dhe politikanë për tu shkruar letra miqëve nëpër botë në shenjë mirëseardhjet në vendin tonë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi