Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Agjenti i CIA: Vrasja e Kenedit, Fidel Kastro e dinte! Empty Agjenti i CIA: Vrasja e Kenedit, Fidel Kastro e dinte!

Tue 20 Mar 2012 - 1:49
Agjenti i CIA: Vrasja e Kenedit, Fidel Kastro e dinte! JfcFidel Castro kishte dijeni paraprake se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John F Kennedy do të vritej. Ky fakt thuhet në një liber “shpërthyes” në lidhje me vrasjen e vitit 1963 dhe që botohet nga një agjent i CIA-s i dalë në pension. Thashethemet mbi përfshirjen e diktatorit Kuban në komplotin e vrasjes kanë qarkulluar për një gjysmë shekulli, që prej kohës kur Lee Harvey Osëald qëlloi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Dallas. Tanimë, Brian Latell që ka studiuar marrëdhëniet me Kubën si një analist i CIA-s, në vitet 60’ e më pas ka patur detyrën e shefit të CIA-s për amerikën latine. Ai në libër thotë se Kastro e dinte përpara se sulmi dhe vrasja do të ndodhnin.
Në libër agjenti thotë se mëngjesin e 22 nëntorit të vitit 1963, ditën që u vra Kennedy, Kastro urdhëroi një zyrtar të inteligjencës në Havana që të ndalonte së survejuari radio komunikimet e CIA-s dhe të përqëndrohej për ndonjë detaj të vogël nga Teksasi. Katër orë më pas erdhi lajmi se Kennedy ishte qëlluar për vdekje. Latell pohon se Kastro ishte në dijeni se Oswald, të cilit i ishte mohuar viza për të vizituar Kubën në ambasadën e Meksiko City, i tha stafit atje se ai do të vriste Kennedin për të provuar lidhjet e tij me kauzën e komunizmit. Në një prononcim për median, agjenti i dalë në pension tha se “Nuk them se FIdel Kastro urdhëroi vrasjen, nuk them se Oswald ishte nën kontrollin e tij. Ai mund të ketë qenë por nuk ka prova të mjaftueshme pasi nuk gjenden”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi