Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ish-agjenti i CIA: Kastro e dinte që Kenedi do të vritej Empty Ish-agjenti i CIA: Kastro e dinte që Kenedi do të vritej

Sun 18 Mar 2012 - 19:30
Fidel Kastro kishte dijeni paraprakisht për vrasjen që do t’i bëhej në vitin 1963 Presidentit amerikan Xhon Kenedi, shkruan një ish-agjent i CIA në një libër që pritet të dalë së shpejti në libraritë botërore.
Kanë më shumë se 50 vjet zhurmat se diktatori kubanez ishte i përfshirë në komplotin e vrasjes ndaj presidentit amerikan, vrasje për të cilën u akuzua komunisti i zjarrtë, Harvej Osvald.

Brian Latell, që ka studiuar vazhdimisht cështjet kubane si një analist i CIA në vitet 1960 dhe më pas u bë shefi i agjencisë së inteligjencës për Amerikën Latine, shprehet i sigurtë se Kastro kishte dijeni kur do të ndodhte sulmi.

Në mëngjesin e datës 22, 1963, shënohet koha kur u vra Kenedi, po ato momente Kastro urdhëroi një zyrtarë të lartë të inteligjencës në Havana të ndërpriste komunikimet jospecifike në radio me CIA dhe të përqëndrohej në cdo detaj të vogël, qoftë edhe më të voglin që ndodhte në Teksas, shrkuan në librin e tij ‘Sekretet e Kastros’, ish-agjenti i CIA, Brian Latell.

4 orë më vonë valët në radio sollën lajmin më të fundit të sapondodhur, Kenedi kishte vdekur.

Latell pohon në librin e tij se Kastro ishte në dijeni se Osvald do të shkonte të vriste Kenedi për të provuar besnikërinë ndaj kauzës komuniste.
'Fidel e njihte Osvaldin, qëllimet e tij dhe nuk bëri asgjë për të ndalur këtë vrasje”, shkruan Latell në librin e tij që pritet të publikohet së shpejti.

Në një intervistë për ‘The Miami Herald’, Latell, sot një lektor i shquar i Universitetit të Majamit në Kubë, thotë se informacionin e zbuloi nga ish-oficerë të inteligjencës që mbështeteshin në dokumente qeveritare të deklasifikuara.

'Unë nuk them që Fidel Kastro urdhëroi vrasjen, nuk them që Osvald ishte nën kontrollin e tij. Mund edhe të ketë qenë, por nuk kam mundur ta argumentoj dot këtë. Por a donte Fideli që Kenedi të vritej? Po. Ai e kishte frikë Kenedin dhe e dinte se Kenedi e kishte vënë në shënjestër. Në mëndjen e Fidelit, sigurisht që kishte ndoshta, një plan kundërveprimi”, pohon ish-agjenti i CIA.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi