Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovari, mesazh gruas para se te vritej ne Siri Empty Kosovari, mesazh gruas para se te vritej ne Siri

Sat 11 Jan 2014 - 16:03
Kosovari, mesazh gruas para se te vritej ne Siri 1389432618-amanet
“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun”, ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina, nga burri i saj i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00
Familja i ka hapur të pamën në një shtëpi maje “Taslixhes” në kryeqytet. Ata po presin ngushëllimet për djalin e tyre të rënë në Siri edhe pse trupi i tij nuk dihet ku është.

Konfirmimin për vdekjen e tij familjarët thonë se e kanë marrë “përmes do lidhjesh”, nga të tjerë që ishin me të në qytetin Alepo të Sirisë ku edhe ishte vrarë. F.S. ka lënë në Kosovë gruan dhe dy fëmijët e tij, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 7 vjeç, të cilët vijojnë shkollën në Prishtinë.

“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun”, ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina, nga burri i saj i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00

Sipas familjarëve, babait, vëllait dhe të afërmve tjerë, ai kishte qenë edhe më herët në Siri. Ishte kthyer, por kishte shkuar prapë, sepse nuk i qetësohej shpirti në këtë dhe. Herën e parë kishte qëndruar në Siri katër muaj, ku fillimisht i kishte kryer disa trajnime ushtarake atje, pastaj ishte futur në luftë....shqiperia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi