Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundet tragjike të 10 liderëve modernë, nga Kenedi tek Çausesku Empty Fundet tragjike të 10 liderëve modernë, nga Kenedi tek Çausesku

Mon 25 Nov 2013 - 22:03
Fundet tragjike të 10 liderëve modernë, nga Kenedi tek Çausesku L43-benito-mussolini-clara-110824120940_bigDisa udhëheqës kanë pasur vdekje më tragjike sesa të tjerët. Në fakt, në shumë momente historike dhe në civilizime të ndryshme, drejtues të caktuar kanë vuajtur funde të tmerrshme, duke filluar që nga Perandori Jul Çesari deri te Mbretëresha Meri e Skocisë. Revista “Time” publikon fatet e dhjetë liderëve që patën fate tragjike.

Në këtë listë nuk ka vetëm drejtues politikë, por edhe fetarë.Lista rendit fatet e tmerrshme të 10 liderëve modernë, fundi të cilëve mund të dokumentohet përmes fotosh ose videosh. Duhet të qartësojmë që lista nuk përfshin detyrimisht liderët e urryer, por ata të cilët kanë pasur fund tragjik. Nëse fundi i tyre është apo jo i merituar, ky debat meriton diskutim.

A nuk është tragjik fati i Benito Mussolinit, që kërkoi të krijonte Perandorinë e dytë Romake dhe të zgjeronte influencën e Italisë deri në Shqipëri dhe në Etiopi u vra me dy plumba në gjoks. Por si për ta turpëruar sa më shumë diktatorin fashist, ekzekutorët e trajtuan me përbuzje dhe u varën me kokë poshtë në një shfaqje publike. Por një fund tragjik pati edhe Xhon Kenedi që u vra në një atentat. Ai vazhdon të jetë një nga presidentët më popullorë dhe më me ndikim që ka pasur Amerika.



1. Benito Musolini

29 korrik 1883 – 28 prill 1945

Musolini përfundoi karrierën e tij si kreu i shtetit të periudhës jetëshkurtër të Republikës Socialiste të Italisë. Më herët, ai kishte shërbyer pranë Mbretit Viktor Emanueli i III, për të drejtuar qeverinë e Italisë nga viti 1922 deri në vitin 1943. Gjatë kësaj kohe, Musolini kërkoi të krijonte Perandorinë e dytë Romake dhe të zgjeronte influencën e Italisë deri në Shqipëri dhe në Etiopi. Ai asistoi në drejtimin e diktatorit fashist, Françiso Franko, në Luftën Civile në Spanjë dhe ishte aleat i Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi e dashura e tij, Klara Petaçi, u qëllua, Musolini kërkoi që të qëllohej në kraharor. I detyruar Valter Audisio, e qëlloi Duçen dy herë në zonën e kërkuar. Trupat e Musolinit dhe Petaçit u trajtuan me përbuzje dhe u varën me kokë poshtë në një shfaqje publike, së bashku me fashistë të tjerë të ekzekutuar.



2. Hideki Tojo

30 dhjetor 1884 – 23 dhjetor 1948

Hideki Tojo ka qenë Kryeministri i Japonisë nga 18 tetori i vitit 1941 deri në 22 korrik të vitit 1944 dhe ka luajtur një rol kyç në politikat e Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur mizoritë e kryera nga Japonia përgjatë luftës dolën në dritë, Toja u përball me akuza për krime lufte dhe kërkoi një rrugë të shpejtë për të dalë i larë. Së fundi, ka dalë një fotografi, ku tregohet një tentativë vetëvrasjeje në vitin 1945. Ai kishte qëlluar veten në kraharor, por plumbi nuk i kishte prekur zemrën, pavarësisht se një doktor i kishte shpjeguar paraprakisht vendin ku duhet të qëllonte. Ish-gjenerali i ushtrisë japoneze dhe Kryeministri doli para gjyqit. Ai u dënua me vdekje për provokimin e luftërave agresive dhe lejimin e trajtimit jonjerëzor për të burgosurit e luftës. Ai kërkoi falje dy herë; një herë pasi dështoi të vriste veten dhe një herë para se të varej.



3. Xhon Kenedi

29 maj 1917 – 22 nëntor 1963

Kenedi ka marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore, para se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë Luftës së Ftohtë. Videoja e vrasjes së tij është ndër më të njohurat në historinë njerëzore. I arrestuari, Li Harvi Osvald u qëllua më vonë nga Xhek Rubi në një episod të filmuar. Rrethanat e vrasjes së Kenedi-t janë ende të paqarta, ndonëse ka pasur shumë teori konspirative lidhur me to. Pavarësisht se i urryer nga një njeri, aq sa u vra prej tij, Xhon Kenedi është një ndër Presidentët më të nderuar në SHBA. Ai gjendet në shumë korniza dhe memorialë. Në po të njëjtën dekadë, u vra edhe vëllai i tij më i ri, Robert Kenedi.



4. Xheims Xhons

Xheims Xhons themeloi dhe drejtoi Tempullin e Njerëzve, një grup fetar që krijoi komunitetin e tij në Guajana. Pas një incidenti në komunitet, ku mbeti i vrarë kongresmeni amerikan, Leo Rajan, mbi 900 anëtarë të komunitetit fetar vdiqën si pasojë e vetëhelmimit. Vetë Xhones vdiq nga një e shtënë në kokë. Ekziston një audio, në të cilën dëgjohen tinguj dhe zhurma nga vetëvrasja masive. Një nga fotografët më të njohur, shkruan në foton e një viktime “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”. Kjo shprehje ka një shkallë vërtetësie, pasi Xhons ishte lideri i kultit të fundit, që ka marrë pjesë në vetëvrasjen masive, së bashku me anëtarët e tjerë.



5. Oskar Romero Galdamez

15 gusht 1917 – 24 mars 1980

Oskar Romero ka qenë arqipeshkvi i katërt i Kishës Katolike Romane, në San Salvador, nga viti 1977 deri në vitin 1980, që do të thotë se ai është drejtuesi i ndarjes klerike të Kishës Romane nga El Salvadori. Në rolin e tij si drejtues fetar, ai dënoi persekutimin e Kishës Katolike dhe u bëri thirrje ushtarëve kristianë salvadorianë që të mos merrnin pjesë në dhunimin represiv të të drejtave të njeriut, që ushtrohej nga qeveria e vendit. Shumë priftërinj katolikë u vranë gjatë kohës kur Romeo ishte arqipeshkv dhe më vonë edhe ai do t’u bashkohej fatit të tyre. Dëshmitë fotografike tregojnë vrasjen e tij të përgjakshme dhe, pavarësisht zhurmës së madhe, mesazhi i tij arriti të dëgjohej. Vrasja e tij shkaktoi zemërim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ai u bë martir për shumëkënd. Për fat të keq, zemërimi pas vdekjes së Romeros nuk rezultoi në ndalim të menjëhershëm të dhunës në El Salvador.



6. Nikolae Causesku

26 janar 1918 – 25 dhjetor 1989

Causesku shërbeu si President i Rumanisë për një dekadë, derisa u vra, së bashku me bashkëshorten e tij, Elenën, në një ekzekutim televiziv në vitin 1989, duke qenë kështu individët e fundit para se në Rumani të shfuqizohej dënimi kapital. Ai u përball me një gjyq para se të dënohej me ekzekutim. Një nga ekzekutuesit tregonte se Elena kishte frikë për vdekje, aq sa nuk mundi të kontrollonte ujin e hollë.



7. Samuel Kanion Doe

6 maj 1951 – 9 shtator 1990

Samuel Kanion Doe u bë President i Liberisë, pas një grushti shteti në vitin 1979, në të cilin dyshohet se Doe dhe njerëzit e tij kanë qenë pjesëmarrës, ku u vra Presidenti Uilliam R. Tolbert, kur ky i fundit ishte në gjumë. Doe përfundoi periudhën e drejtimit të Liberisë në po të njëjtën mënyrë siç e filloi atë. Në vitin 1990, Princi Jormie Xhohnson e kapi Doe-n në Monrovia dhe e torturoi me poshtërim për shumë minuta, ndërsa vetë po pinte një birrë. Fotografi të ndryshme dhe një video tregojnë trupin e torturuar të Doe-së, të rrethuar nga njerëz me uniformë dhe me armë.



8. David Koresh

17 gusht 1959 – 19 prill 1993

Koresh, ndryshe nga shumica e njerëzve të përmendur në listë, nuk ka qenë lider politik, por lider fetar, kryetar i Davidianëve. Ai është akuzuar për abuzim me fëmijët dhe dhunim të të miturve. Mali Karmel, ku gjendej kompleksi i tij, u rrethua dhe filloi një betejë e ashpër, në të cilën mbetën të vrarë 4 agjentë federalë. Përleshja përfundoi me hapjen e një zjarri masiv që mori jetën e Koreshit dhe 70 dishepujve të tij.



9. Muhamed Ahmadzai

6 gusht 1947 – 28 shtator 1996

Muhamed Najibullah Ahmadzai ishte Presidenti i fundit në Afganistan, para se talebanët të merrnin vendin. Ai u bë President gjatë viteve të fundit të pushtimit sovjetik, e ndonëse arriti t’i mbijetonte vështirësive të konfliktit, nuk arriti të shmangte luftën civile në Afganistan. Kur situata u agravua, Najibullah refuzoi ofertat për t’u larguar nga Kabuli, duke menduar se talebanët nuk do ta dëmtonin. Në fakt, ushtarët talebanë ushtruan dhunë të tmerrshme fizike mbi Najibullah-un, duke përfshirë prerjen e gjenitaleve. Ata gjithashtu qëlluan vëllanë e tij dhe në fund i ekspozuan trupat e tyre në një shfaqje publike. Megjithatë, siç thotë një shprehje e vjetër “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Shumë talebanë kanë provuar të njëjtin fat në përplasjen 10- vjeçare me koalicionin e udhëhequr nga NATO.



10. Abu Musab al-Zarkaui

30 tetor 1966 – 7 qershor 2006

Abu Musab al-Zarkaui, i ashtuquajturi “Emiri i Al Kaedës në vendin e dy lumenjve” mori shumë kredite gjatë shpërthimeve terroriste dhe ekzekutimeve në Irak, në luftën e fundit atje. Pavarësisht thashethemeve dhe pretendimeve se ai vdiq para vitit 2006, u konfirmuar se ai u vra nga bombardimet e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara në verën e vitit 2006. /TO/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi