- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Homazhe të liderëve te Jasharët e rënë, nuk vizitohen Jasharët e gjallë
Sat 16 Feb 2013 - 13:15
Share on facebook Share on linkedin Share on twitter Share on email More Sharing Services 0
Homazhe të liderëve te Jasharët e rënë, nuk vizitohen Jasharët e gjallë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, nënkryetarë të Kuvendit si dhe ministra të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Prekaz. Krerët e lartë shtetëror si dhe lideri opozitar i LDK-së, së bashku arritën në Prekaz për t’i nderuar të rënët në 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke filluar me homazhe tek varret e familjes Jashari në Prekaz.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me këtë rast pohoi se sot po bëjnë nderime shtetërore, për ata që kanë dhënë shumë për lirinë e vendit, për këtë sakrificë të madhe. Ai po ashtu tha se janë aty të gjithë së bashku, që të marrin energji dhe përkushtim për angazhimin e tyre për të ardhmen e vendit.
Pas prononcimeve ata u futen në veturat e tyre luksoze dhe të ngrohta dhe ikën me shpejtësi nga Prekazi pa trokitur në derën e Familjes se madhe Jashari.
“Jemi sot këtu, të gjithë së bashku, për të nderuar veprën dhe jetën e komandantit legjendar Adem Jashari, sakrificën e familjes Jashari, sakrificën e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, veteranëve invalidëve, sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit. Jemi sot të gjithë së bashku, të bëjmë nderime shtetërore, për këtë sakrificë të madhe, sakrificë të unitetit dhe bashkimit të gjithë shqiptarëve, të çlirimit të Kosovës. Por në të njëjtën kohë jemi këtu të gjithë së bashku që të marrim energji dhe përkushtim për angazhimin tonë të ardhshëm për integrimin e shtetit të Kosovës në strukturat e NATO-së dhe BE-së “, tha kryeministri Thaçi.
Ndërsa, presidentja e vendit Atifete Jahjaga tha se liria dhe pavarësia e Kosovës, themelet i ka pikërisht në punën dhe veprimtarinë e këtyre kolosëve, të cilët nuk kursyen asgjë që shteti i Kosovës të jetë i lirë dhe sovran.
"Liria dhe pavarësia e Republikës së Kosovës, themelet i ka pikërisht në punën dhe veprimtarinë e këtyre kolosëve, të cilët nuk kursyen asgjë, duke dhënë dhe sakrificën më sublime për shtetin e Kosovës, që të jetë një shtet i lirë dhe sovran. Një shtet që ka të ardhme të sigurt, drejtë anëtarësimit në BE dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të. Lavdi të përjetshme për të gjithë dëshmoret. Veprimtaria e tyre do të jetë udhërrëfyes për të gjithë gjeneratat e ardhshme”, tha Jahjaga.
Edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se në këtë ditë të 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dëshirojnë t’i bëjnë nderin atyre trimave dhe njerëzve të cilët flijuan çdo gjë për pavarësinë e Kosovës.
“Vepra e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari si dhe dëshmorëve të tjerë, është vepër e cila është për gjithë popullin e Kosovës, për shtetin e Kosovës. Në këtë ditë të 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dëshirojmë që të iu bëjmë nderin atyre trimave dhe njerëzve të cilët flijuan çdo gjë për pavarësinë e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Andaj në mënyrë të përbashkët dolëm sot të vëmë lule, të nderojmë dhe tregojmë përkushtimin tonë për ndërtimin e përbashkët të shtetit të Kosovës”, theksoi Mustafa.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi