Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen Empty Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen

Fri 14 Sep 2012 - 23:47
Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen Marsela%20dhe%20kiara%20ne%20nje%20seance%20vizite%20ne%20shkolleFrika bën që shumica e shqiptarëve të mbeten pa dhëmbë në gojë shumë herët. Kjo vërtetohet nga frika e madhe që kap që në fëmijëri dhe pjesën më të madhe të njerëzve e shoqëron gjithë jetën. Mund të themi se të gjithë kanë frikë të shkojnë tek dentisti më shumë se në çdo rast vizite tjetër. Por shumë pak e dinë që kjo frikë është e njohur edhe nga specialistët si “Fobia dentare”, nga e cila pak apo shumë i prek të gjithë. Fëmijët përbëjnë targetgrupin më të madh, por fobia dhe pasojat vazhdojnë të shfaqen edhe në moshë të rritur.

Përballimi

Për të shmangur këto raste, MASH dhe Ministria e Shëndetësisë, pak muaj më parë bën të mundur futjen e disa programeve shpjeguese dhe sensibilizuese nëpër shkolla për të shmangur fobinë dhe ruajtjen e higjienës së gojës. Për fobinë, shmangien e saj dhe mënyrat e aplikimit të tyre nëpër shkolla na i shpjegon Marsela Gaboçi, stomatologe pranë shkollës, “Edith Durham”.

Higjiena

Duke pasur parasysh rastet që shkojnë tek stomatologu, shqiptarët hyjnë në vendet që kanë higjienë të ulët të gojës. Por, siç thotë dhe Marsela, gjithçka varet nga kultura që ka gjithsecili nga ne, e cila transmetohet edhe tek fëmijët.







Marsela Gaboçi: “Të gjithë kanë frikë nga dentisti”

Si fëmijët dhe të rriturit kanë frikë nga dentisti dhe si pasojë, lënë kujdesin ndaj dhëmbëve pas dore. Për të gjitha këto dentistja pranë shkollës “Edith Durham”, Marsela Gaboçi na shpjegon se çfarë është fobia dentare dhe pse njerëzit kanë frikë. Gjithashtu, ajo shpjegon se frika krijon gjendje të rëndë shëndetësore nëse fobia nuk mposhtet.



Çfarë është fobia dentare?

Fobia dentare është tek ata njerëz që nuk kanë shkuar tek dentisti dhe çdo gjë e kanë me të dëgjuar. Nga kjo, atyre u krijohet një lloj frike që i bën të stepen dhe të mos kujdesen për veten. Por, ka edhe nga ata persona që kanë shkuar por për arsye të ndryshme të ndonjë problemi që mund të kenë pasur kanë frikë të shkojnë. Gjithashtu, ka dhe nga ata që thjesht e kanë frikë dentistin, ashtu siç mund të kenë fobi diçka tjetër.



A keni pasur raste të tilla?

Sigurisht që kemi pasur, sidomos nxënësit e moshës ngan 6 deri në 10 vjeç, por edhe të tjerët. Ata shfaqin frikë të madhe dhe nuk duan që t’u nënshtrohen procedurave për të bërë ndërhyrjen dhe për të marrë kurimin e nevojshëm. Më pas një pjesë e fëmijëve duke u rritur e kuptojnë rëndësinë e kujdesit që duhet të tregohet për dhëmbët.



Në bazë statistikore, sa fëmijë shfaqin fobi dentare?

Rreth 70 për qind e fëmijëve shfaqin fobi dentare, ndërsa pjesa tjetër janë më të qetë. Por me rritjen e tyre statistikat ndryshojnë në favor të shmangies së fobisë. Ata vijnë vetëm në klinikë edhe pa praninë e prindërve.



Cili është reagimi i atyre që kanë fobi?

Ata nuk duan të shkojnë tek dentisti dhe i lënë në fazë të fundit dhëmbët. Por, edhe kur vijnë kërkojnë të largohen, ose të pengojnë të punosh, duke shfaqur frikën që kanë.



Çfarë bëni për t’i bindur personat që kanë fobi dentare?

Duke qenë se unë punoj më tepër me fëmijët, detyrohem që t’u shpjegoj çdo proces dhe që të kuptojnë se nuk është aq e frikshme. Në seancën e parë që vijnë u tregojmë pajisjet dhe i lëmë t’i prekin vetë ato. U tregojmë raste të fëmijëve të tjerë që nuk kanë frikë etj.



Si mund ta shmangin fobinë dentare?

Ne kemi bashkëpunim me MASH për të ushtruar programe të ndryshme për fëmijët në monitor, duke i shfaqur në formën e filmave vizatimor ku personazhet kujdesen për dhëmbët. Gjithashtu, bëjmë konkurse të ndryshme midis shkollave për njohuritë që kanë fëmijët për dhëmbët. U shpërndajmë çertifikata mirënjohjeje atyre që janë më të mirët etj. Deri tani kjo mënyrë ka rezultuar e mirë, pasi ka bindur shumë fëmijë që të mos kenë fobi nga kujdesi për dhëmbët.



Sa kujdesen ata për higjienën e gojës?

Të them të drejtën nuk është se të gjithë kujdesen, pasi përveç edukatës shkollore është detyra e prindit që t’i tregojë se sa herë dhe se kur duhet të lahet apo të kujdeset për gojën.



Sa kujdesen në përgjithësi shqiptarët për higjienën e gojës?

Gjithçka varet nga niveli kulturor i gjithsecilit. Këtu statistikat do të ndryshonin së tepërmi, sepse ka mjaft persona dhe sidomos në zona të thella apo të largëta të vendit që nuk duan t’ia dinë për higjienën.









Kiara Lola: “Kam shumë frikë të shkoj tek dentisti”

Kiara është në klasën e 6 dhe na tregon për fobinë që tregon kur është tek dentisti. Ajo rrëfen historinë e saj për heqjen e dhëmbit dhe frikën që ka pasur, pavarësisht shpjegimit të prindërve dhe dentistit.



Ke pasur frikë kur ke shkuar tek dentisti?

Po, kam pasur shumë frikë dhe qaja se nuk doja të shkoja që të mbushja dhëmballën.



Pse kishe frikë?

Kisha frikë nga gjilpëra, nga aparaturat e tjera, nga vetë dentisti. Më duket sikur do të më dhëmb aq shumë sa nuk mund ta duroj dot.



Si ke reaguar?

Kur kisha për të hequr nervin, prindërit më luteshin që të shkoja me ta tek dentisti. Unë nuk pranoja megjithëse kisha shumë dhimbje dhe nuk mund të rrija më në atë gjendje. E durova për një javë rresht dhimbjen dhe në fund shkova.



Çfarë të tha dentisti?

Si prindërit edhe dentisti më thanë që nuk duhet të kem frikë se nuk të dhëmb shumë. Ata më thoshin se më shumë do të më dhimbte pa shkuar tek dentisti se sa po të ma mjekonte ai.



Po pastaj si ndodhi?

U detyrova të ulesha tek stoli dhe ai me bëri gjilpërën që të mos ndieja dhimbje. Të them të drejtën nuk e ndjeva aq shumë sa kisha frikë.







Karakteristikat e fobisë dentare



Gjumë të shqetësuar gjatë natës para ekzaminimit dentar

Nervozizëm në rritje gjatë qëndrimit në dhomën e pritjes së klinikës dentare

Të qara apo ndjesi sikur je i sëmurë fizikisht kur mendon për takimin me dentistin

Shqetësim shumë i madh kur mendon apo më saktë kur objekte dentare vendosen në gojë gjatë vizitës dentare ose për momentin ndjeni sikur e keni të vështirë të merrni frymë



Shkaqet

Fobia dentare shkaktohet zakonisht nga eksperiencat traumatike dentare, megjithëse mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Fëmijët ndikohen shpesh nga frikat dhe sjelljet e prindërve të tyre kundrejt trajtimeve dentare.



Fobia dentare përfshin:

Frikën nga dentistët

Frikën nga procedurat dentare

Frikën nga dhimbja

Frikën nga injeksionet apo frikën se injeksioni nuk do të veprojë siç duhet

Frikën nga efektet anësore të anestezisë

Ndjesinë e një situate që nuk ka zgjidhje dhe humbjen e kontrollit

Emanuela Sako
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen Empty Re: Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen

Sat 15 Sep 2012 - 23:26
Gjithçka varet nga niveli kulturor i gjithsecilit.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen Empty Re: Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen

Mon 17 Sep 2012 - 16:48
Une asnjehere se kam pasur frike dentistin per vete pavaresisht ckam hequr nga goja............
Sponsored content

Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen Empty Re: Frika nga dentisti, 70 për qind e fëmijëve nuk duan të vizitohen

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi