30 për qind e fëmijëve harrojnë dentistin
Fri 22 Mar 2013 - 2:41
Niveli i prishjes së dhëmbëve në vendin tonë është 2-3 herë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian. Fëmijët shkojnë tek dentisti vetëm kur iu dhëmb dhëmbi, jo për kontrolle rutinë
Besarta Basha- Prishja e dhëmbëve vijon të mbetet një ndër problemet më të mëdha tek fëmijët. Shifrat janë alarmante. Sipas një studimi të kryer nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal, rreth 30 për qind e fëmijëve nuk i njohin fare mjediset dentare dhe higjienën orale. Oriana Tanguri, specialiste pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal informon rezultatet e dala nga vëzhgimi në të gjitha shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. “75 për qind e fëmijëve kanë të gjitha informacionet për ruajtjen e shëndetin oral dhe praktika po kaq të mira qoftë në drejtim të larjes së dhëmbëve apo në frekuentimin e dentistit. Pjesa tjetër nuk e kanë këtë edukim.” Të dhënat vijnë në kuadër të Ditës Botërore të shëndetit oral. Shifrat flasin për një mesatare prej 2-3 dhëmbësh të prishur në gojë për fëmijë. “Sipas vlerësimeve që ne kemi bërë në moshat 12 vjeçare, frekuenca e prishjes së dhëmbëve është 2.5 dhëmbë të prishur në gojë për fëmijë, shifër kjo që ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.” Studimi i ASHR-së është fokusuar në moshat 7-12 vjeçare të shkollave nëntë vjeçare, duke lënë pa përfshirë fëmijët që nuk frekuentojnë shkollën dhe ata që janë të regjistruar në shkolla private. Nga studimet është vënë re që shumë fëmijë të klasave të para nuk kanë asnjë dhëmb të prishur. Në kuadër të Ditës Botërore të kujdesit oral, ASHR ka organizuar aktivitet sensibilizues me fëmijët e shkollës “Vasil Shanto”, për të rritur më shumë kujdesin ndaj dhëmbëve. Aktivitete të tilla kanë vetëm dy vjet që kanë filluar të kryhen nëpër shkolla. Kjo me qëllim sensibilizimin e fëmijëve për tu kujdesur për shëndetin e gojës. “Kemi theksuar vazhdimisht në biseda me nxënësit që po nuk u kujdesën ata për higjienën e gojës, sado punë të bëjë dentisti, qoftë në parandalim apo mjekim, problemet nuk do të zgjidhen asnjëherë.” Specialistja e ASHR-së thekson që në vitet e fundit ka pasur një interesim në rritje të prindërve për të bashkëpunuar me dentistët e shkollave. Por akoma një pjesë e mirë preferojnë ta kryejnë të njëjtin shërbim diku tjetër. “Është rritur kërkesa e prindërve për këtë shërbim. Por ka një pjesë të mirë të tyre që preferojnë t’i çojnë fëmijët tek një stomatolog privat.” Dentistja e shkollës “Vasil Shanto” Lorena Haxhihyseni e shpjegon këtë fakt në varësi të gjendjes ekonomike të familjeve të nxënësve. “Kjo varet nga gjendja ekonomike e familjes. Ka prindër që sjellin fëmijët e tyre në shkollë pasi nuk kanë mundësi reale për kujdesin e tyre në klinika private. Por ka edhe të tjerë që mund të jenë të kamur dhe mund t’i mjekojnë fëmijët në klinika private.” Haxhihyseni thekson se fëmijët e kësaj shkolle kanë një higjienë jo të mirë orale. “Higjiena jo e mirë orale bën që ata të kenë një nivel të lartë kariesi. Por edhe përdorimi i çokollatave, karameleve apo lëpirëse sidomos midis vakteve shton nivelin e kariesit. Nxënësit që vijnë këtu janë më problematikë në kariesin e dhëmbëve.” Sipas saj, ka raste që nxënësit vijnë vetë për të marrë mjekim. Në të kundërt, është vetë ajo që interesohet për mbarëvajtjen e shëndetit oral të këtyre fëmijëve. “Ka fëmijë të cilët vijnë vetëm në momentin që kanë dhimbje. Por ka edhe fëmijë të cilët vijnë për t’u kujdesur për dhëmbët e tyre pa pasur dhimbje, por për të parandaluar një prishje të mundshme.” Po në këtë ditë të shënuar për shëndetin oral, Shoqata Kombëtare e Stomatologëve ka zhvilluar një konferencë për ndërgjegjësimin e shqiptarëve për kontrolle të shpeshta tek mjeku stomatolog.
Higjiena orale
Shqiptarët janë të pakujdesshëm
Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar nëpërmjet një studimi të fundit mungesë të plotë të kujdesit të gojës te fëmijët. Sipas të dhënave, 60 për qind e fëmijëve kanë dhëmbë të dëmtuar dhe nuk i drejtohen dentistit. Vetëm 7 për qind e fëmijëve i kontrollojnë dhëmbët një herë në gjashtë muaj. Ndërsa 53 për qind e tyre konsumojnë më shumë se dy herë në ditë armikun kryesor të dhëmbëve, ëmbëlsirat. Niveli i sëmundshmërisë të aparatit të gojës është më i lartë në zonat rurale. Në këto zona stomatologu shikohet akoma si shërbim luksi. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, më pak se gjysma e fëmijëve përdorin furçën e dhëmbëve. Mjekët stomatologë mendojnë se shqiptarët i drejtohen dentistit vetëm kur kanë probleme serioze me dhëmbët dhe kur sëmundja ka avancuar në kohë.
Prishja e dhëmbëve, 2-3 herë më i lartë se në vendet e BE
Në ditën botërore të shëndetit oral mjekët stomatologë ngrenë shqetësimin e kujdesit të pakët që tregojnë fëmijët. Sipas studimeve të kryera, niveli i kariesit tek shqiptarët është 2-3 herë më i madh se në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Studimet flasin për një mesatare prej dy dhëmbësh të prishur tek fëmijët që në moshë të vogël. Kjo gjë ka bërë që kur ata të venë në moshën 20-25 vjeç të jenë më disa dhëmbë të rënë. Në vendet e BE-së janë të paktë 20 vjeçarët që kanë probleme me ndonjë dhëmb. Shqetësues është fakti i ndërgjegjësimit të ulët të qytetarëve, pasi paraqiten tek dentisti vetëm kur kanë dhimbje, dhe jo për kontrolle rutinë. Në ditën botërore të shëndetit oral, mjekët stomatologë bëjnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për kontrolle të herëpashershme në mënyrë që të parandalohet në kohë prishja e dhëmbëve dhe sëmundjet e ndryshme që mund të vijnë pas kësaj. Një dhëmb i prishur trajtohet si një sëmundje kronike, pasi në rast se prishet nuk shërohet më, vetëm duhet të marrë trajtimin e duhur. “Mund të ketë dhe patologji të tjera. Po u prish një dhëmb mund të sjellë patologji të tjera si bajamet, infeksione të gjëndrrave limfatike e deri tek sëmundjet e zemrës dhe kockave. Madje ka të dhëna që edhe aknet në fytyrë mund të shkaktohen nga këto vatra infeksioni në gojë”, thekson specialistja e ASHR-së Oriana Tanguri.
Erigerta Braha: Te dentistja vetëm kur kam dhimbje
Ndërkohë që mjekja stomatologe pretendon se çdo fëmijë në shkollë ka një kartelë të hapur dhe i bëhet depistimi i dhëmbëve të paktën dy herë në vit, ka nxënës po në këtë shkollë që thonë se nuk e njohin fare dentisten e shkollës. Secili prej tyre ka të paktën një dhëmb të prishur dhe nuk e ka marrë mundin asnjëherë të shkojë tek dentisti i shkollës. Kjo nuk ndodh për shkak të frikës, por me mungesën e edukimit të kulturës së të shkuarit tek mjeku stomatolog. Jo vetëm në rastet e prishjes së dhëmbëve, por edhe për parandalimin e prishjes së tyre. Por ka edhe nga ata nxënës që shkojnë tek dentisti në një rast urgjence. E tillë është Erigerta Braha, nxënëse e klasës së pestë të kësaj shkolle. “Po, kam shkuar vetëm njëherë kur kisha shumë dhimbje. Mësuesja më çoi tek ajo Kam marrë mjekim dhe që atëherë nuk kam vajtur më.” Erigerta thotë se frekuenton shumë pak ose aspak ambientet dentare. Do të duhet një dhimbje shumë e madhe që ajo të shoqërohet nga prindërit tek mjeku stomatolog. Si Erigerta ka shumë fëmijë të tjerë që pohojnë që edhe pse kanë dhëmbë të prishur, nuk kanë shkuar t’i mjekojnë apo nuk janë thirrur nga dentistja e shkollës. Por nga ana tjetër thotë që i është folur nga mësuesja për kujdesin ndaj dhëmbëve dhe mënyrën se si të ruhet shëndeti oral. “Mësuesja në thotë që nuk duhet të hamë gjëra të ëmbla, pasi u prishen dhëmbët. Edhe se duhet t’i lajmë çdoherë pasi të hamë ushqim.”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi