Studimi: Femrat përjetojnë kënaqësi seksuale në palestër
Thu 22 Mar 2012 - 3:28
Një studim i kryer sëfundi tregon se si shumë femra përjetojnë disa efekte anësore gjatë ushtrimeve fizike në palestra. Tanimë raportohet se shumë prej femrave përjetojnë deri edhe orgazma gjatë kohës kur kryejnë ushtrime fizike, ngritje peshash apo zgjatime të trupit etj. qoftë edhe nëse seksi është gjëja e fundit që mund të kenë në mendje. Edhe pse fenomeni u raportua për herë të parë në vitin 1953 pak është njohur deri më tani për të siç tregojnë shkencëtarët e Universitetit të Indianas.
Kërkuesi shkencor Debby Herbenick dhe skuadra e tij kreu një vëzhgim të qindra femrave në moshat 18 deri në 63 vjeçe të cilat deklaronin se kishin patur eksperienca të orgazmës apo kënaqësi të tjera gjatë kryerjes së ushtrimeve fizike. Nga studimi rezultoi se thuajse gjysma e femrave kishin patur simptoma të orgazmës në më shumë se 10 raste. Megjithatë, shumica nuk ishin duke menduar dhe as fantazuar në atë kohë për dikë që i tërheq. Profesorët thonë se ushtrimet që kryesisht çojnë në një efekt të tillë në më të shumtën e rasteve tek femrat janë ushtrimet me muskujt e barkut, kërcimet në litar, ngritje uljet e peshave. /Lajmifundit.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi