Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bie nga qielli një “fragment UFO” Empty Bie nga qielli një “fragment UFO”

Fri 23 Mar 2012 - 1:17
Bie nga qielli një “fragment UFO” Wpid-The-fragment-does-not-appear-to-come-from-any-known-missile-or-space-technology-Russian-space-experts-will-make-an-announcement-shortly-300x225Ekspertët rusë të hapësirës po përpiqen të zbardhin misterin e një “fragmenti UFO”, i cili ka rënë në një fshat të largët të Siberisë. Pajisja e argjendtë në formë U-je peshon 200 kilogramë dhe nuk është pjesë e një rakete, predhe apo mbetje e një teknologjie hapësinore toke. “Objekti i gjetur nuk ka lidhje me teknologjinë hapësinore. Një përfundim i saktë mund të arrihet pasi të kryhet një studim i detajuar nga ekspertët mbi objektin”, ka vlerësuar agjencia hapësinore ruse, “Roscosmos”. Objekti metalik, i cili dukej si çelik titani, i lartë dy metra, në fakt kishte rënë në pyll nga qielli dhe banorët e kishin tërhequr zvarrë nëpër dëborë deri në fshat. Policia ruse ka rrethuar zonën ku objekti ndodhet tani dhe nuk kanë lënë asnjë kureshtar të afrohet më për ta parë. Edhe media ruse menjëherë deklaroi se ai ishte një fragment UFO-je. Banorët kanë dëgjuar zhurma të forta e të çuditshme në muajin dhjetor, por objekti u gjet të dielën e kaluar. Zbulimi më pas iu raportuar policisë lokale dhe ata njoftuan Moskën. Objekti nuk ka treguar shenja radioaktiviteti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi