Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama i ofroi shtratin e tij Kameronit Empty Obama i ofroi shtratin e tij Kameronit

Fri 23 Mar 2012 - 1:27
Obama i ofroi shtratin e tij Kameronit Obama_cameroon-300x187David Kameron ka rrëfyer se ishte “ftuar në shtratin” e Presidentit Obama në “Air Force One”, gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA. Kryeministri britanik tha se Obama i kishte afruar atij shansin për të përdorur shtratin e tij personal, pasi kishin parë një ndeshje bejsbolli. “Ishte ora 04:00 e mëngjesit me orën britanike, kur Obama tha ‘David, pse nuk përdor shtratin tim për t’u çlodhur’, dhe kështu bëra”, tha Kameron duke vazhduar se “Barak shkoi në fund të avionit dhe i shpjegoi ekipit tim se ‘Kryeministri britanik është shumë mirë, sapo e futa në shtrat’”. Ai tha se për shumë vite kjo do të ishte një anekdotë speciale për periudhën e tij si Kryeministër. “Ne kujtuam historinë e Uinston Çërçill, kur qëndronte në Shtëpinë e Bardhë dhe ishte në tualet. Ruzvelt kishte hyrë brenda dhe Çërçill ishte ngritur në këmbë, duke thënë “Kryeministri britanik nuk ka asgjë për të fshehur nga Presidenti i SHBA-ve”, tha Kameron.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi