Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dasmorët dhunojnë mjekun, nuk u ofroi shërbim Empty Dasmorët dhunojnë mjekun, nuk u ofroi shërbim

Mon 29 Jul 2013 - 12:17
Dasmorët dhunojnë mjekun, nuk u ofroi shërbim Ambulana%20italianeNjë incident ka ndodhur sot me bluzat e bardha në Korçë ku një mjek është dhunuar nga 5 persona. Mësohet 2 mjekë të repartit të urgjencës në spitalin Korçës janë dhunuar nga pacientët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 ku shtetasit Jorgo Binjaku dhe Gëzim Kristo, të cilët dyshohen se ishin të dehur kanë dhunuar fizikisht dy mjekët me inicialet D.R. 27 vjeç dhe F.M. 32 vjeç.



Sipas policisë, autorët ishin kthyer nga një dasmë por për shkak të teprimit me pijen, kanë pasur probleme dhe për këtë i janë drejtuar spitalit për të marrë serum.



Por pasi kishin mbërritur në urgjencën e spitalit me pretendimin se nuk po iu ofrohet shërbimi i nevojshëm ata janë konfliktuar me dy mjekët e urgjencës.



Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar 2 agresorët dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Mjekët në protestë: Ndihemi të kërcënuar



Ndërkohë në shenjë proteste kundër dhunimit të mjekëve bluzat e bardha të këtij spitali kanë ndërprerë për 30 minuta punën.



Ata kanë dënuar aktin e dhunës ndaj kolegëve të tyre duke u shprehur se mjekët u u shërbyem si duhet dy autorëve por u goditën pa të drejtë nga ata.



Mjekët e Spitalit rajonal të Korçës e kanë cilësuar ngjarjen e sotme si mjaft të rëndë duke shtuar se bluzat e bardha ndihen të kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës.



“Ne kërkojmë ndërhyrjen e organeve kompetente për ngjarjen e rëndë” janë shprehur bluzat e bardha.

Ndërkohë protestës së mjekëve të Spitalit rajonal të Korçës i është bashkuar edhe Urdhri i Infermierit.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi