Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Londër-Nju Jork, shfaqet dokumentari: Si u trafikua 12-vjeçarja shqiptare Empty Londër-Nju Jork, shfaqet dokumentari: Si u trafikua 12-vjeçarja shqiptare

Fri 23 Mar 2012 - 23:41
Londër-Nju Jork, shfaqet dokumentari: Si u trafikua 12-vjeçarja shqiptare DokumentariNjë dokumentar që flet për trafikimin, përdhunimin dhe shfrytëzimin seksual të një vajze 12-vjeçare nga Shqipëria, ka premierën në Londër ndërsa në fund të vitit 2011, u nderua me çmimin për kurajën në Festivalin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Nevv York.
Ky dokumentar, përfshin edhe mbledhjen e dëshmive në Bullgari, Turqi, Bonjë Hercegovinë ka premierën e tij në Londër.
“Ajo kishte veshur këmishën e saj rozë dhe sandalet e preferuara ditën kur u largua nga fshati i saj në Shqipëri. Nëna i thirri me zë të lartë përpara se të futej në makinën e kuqe Mitsubishi, të të dashurit të saj. Por, ajo nuk e ktheu kokën për t’i thënë “Mirupafshim”. Ishte 12 vjeç dhe e nevrikosur. Me këtë histori te vogëlushes shqiptare nis dokumentari “Çmimi i seksit”.
Dokumentari është realizuar në 7 vjet punë nga regjisorja amerikane Mimi Charakova me histori tronditëse te vajzave te trafikuara ne Evropën juglindore.
“Quhej Roza, dhe prej vitesh përdhunohej nga njerku. Nuk mund t’i tregonte gjë nënës, sepse e dinte që do ta largonin nga shtëpia dhe do ta shanin. Kur mbërritën në Itali, i dashuri i kërkoi që të punonte për të si prostitutë. Në fillim mendoi se bënte shaka: la shtëpinë për të qenë me të, që një ditë të martoheshin. Ai ishte i rritur dhe ajo e dashuruar. Por, njeriu që donte e ktheu atë në realitet. I tha sa shumë para u harxhuan për rrugën, për dokumentet fallso, për rrobat dhe gjithçka tjetër që e bënin atë të dukej e bukur. Ajo qau, ndërsa ai i preu gjurin me thikë në mënyrë që ajo të pushonte. Për 7 vitet që do të pasonin shenja ishte një kujtesë se ajo s’kishte njeri tjetër veç tij”.
Aktualisht Roza rrëfen historinë e saj nga një qendër e fshehtë për femrat e trafikuara. Ajo tregon se kishte denoncuar abuzuesin e saj, por xhaxhai i tij ishte gjyqtar dhe e la krejtësisht të lirë. Ndërsa djali që e përdori si prostitutë në Itali dhe Belgjikë, u largua për pak kohë nga Shqipëria derisa “gjërat” u ftohën.
Roza tregon se ai është ende i lirë dhe madje ka blerë një vilë trekatëshe në fshatin e saj në Veri të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi