Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Dokumentari “Made in Albania” shfaqet në Itali Empty Dokumentari “Made in Albania” shfaqet në Itali

Sat 3 Mar 2012 - 13:59
Dokumentari “Made in Albania” shfaqet në Itali 03S-Kult_Made_in_Albania
“Made in Albania” është një dokumentar mbi Shqipërinë, i cili ka filluar të shfaqet në kinematë italiane dhe shumë shpejt do të mbërrijë edhe në Shqipëri ose në vende të tjera.

Për të folur rreth këtij dokumentari që përqendrohet në realitetin e jetës shqiptare, pa zbukurimi apo shtrembërime, në studion e “Pasdites” në “Top-Channel” ishin të pranishëm protagonisti kryesor, Rubin Beqo dhe producentja shqiptare e dokumentarit, Sabina Kodra.

“Premiera u transmetua në Pulia të Italisë, meqë edhe origjina e dokumentarit vjen nga Pulia. Filmi u prit shumë mirë në transmetimin e tij të parë dhe më kënaq fakti sepse ka qenë kryesisht publiku shqiptar që e ka pritur më mirë. Kritiku më i madh është vetë publiku shqiptar dhe kjo më ka kënaqur pa masë”, deklaroi Kodra.

Duke u ndalur në detajet e kësaj vepre, Rubini tregoi: “Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një doku-fiction, i cili fillon me një premisë fiksionale dhe pastaj zhvillohet në formë dokumentare për të treguar disa të vërteta për Shqipërinë. Unë nuk jam aktor, por fitova rolin nëpërmjet disa diskutimeve. Stefania, producentja kryesore, po kërkonte dikë, një të ri shqiptar dhe me sa duket unë përmbushja profilin e saj…. Në thelb, e para të thjeshtë të realizoja rolin pasi tregoj dhe endem brenda jetës sime, nuk personalizoj asnjë personazh veç Rubin Beqos.

Procesi i filmimit ishte shumë dinamik nga njëra anë dhe shumë spontan. Diskutonim vazhdimisht për atë që po bënim dhe produkti final është optikë jo vetëm e regjisores, por të gjithë neve”.

Megjithatë, Beqo e ka të pamundur të vlerësojë në këtë moment veprën e tij. “Është shumë e vështirë që të bëj një vlerësim, sepse mbetesh subjektiv kur je pjesë e kësaj, por unë e kam parë disa herë me idenë që t’i ri sa më larg vetes dhe përvojës sime atje dhe mendoj se është bërë një punë shumë të mirë. Provë për këtë është fakti që e pashë dokumentarin me një shokun tim Italian që jeton në Shqipëri prej dy vitesh dhe ai më tha se ishte një dokumentar që duhet t’ia tregonte miqve të tij për t’i bërë të kuptonte se përse kishte zgjedhur të jetonte në Shqipëri dhe se cili është vendi ynë”.

Duke u thelluar në detajet e xhirimeve dhe përmbajtjes, Sabina shtoi: “Po punojmë për ta zgjeruar shpërndarjen edhe në vende të tjera në botë. Besoj se do të na ndihmojë që të thyejmë sado pak klishenë e këtyre njerëzve që quhen shqiptar e që shkuan me anije në Itali. Dokumentari synon të tregojë se shqiptarët nuk janë vetëm ata emigrantët atje tej, por janë edhe këta njerëz që jetojnë në tokën e tyre, që ndërtojnë jetën këtu me vuajtjet dhe sakrificat e tyre. Personazhet në dokumentar kalojnë shumë peripeci. Kemi xhiruar plane nga Shkodra deri në Libohovë, i gjithë aksi very-jug dhe kemi mbërritur deri në bulqizë, tek fëmijët që gërmojnë kromin. Ne nuk themi gjëra të bukura dhe të shëmtuar, por një realitet, të hidhur, qesharak, të bukur dhe me shumë ngjyra njëkohësisht. Ajo që bën dokumentari është të rrëfejë me sinqeritet atë që është Shqipëria sot. Ai do të jetë dëshmi e mirë për fëmijët tanë për të shikuar si ka qenë fëmijëria jonë në Tiranë apo Shqipëri”./knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi