Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Made in Albania, 20 vjet pas komunizmit Empty Made in Albania, 20 vjet pas komunizmit

Fri 25 May 2012 - 20:27
Entela ResuliTëpërshkosh rrugët e Shqiperise, njëzet vjet pas rënjes së komunizmit, të zbulosh kontradiktat e një vendi që, për pjesën më të madhe të italianëve, është vetëm vendi nga ku vijnë shqiptarët, ana tjetër e detit. Made in Albania, dokumentar i Stefania Casini-t, është para së gjithash kjo gjë: një road movie, që tregon rrëmujën, kontrastet dhe vitalitetin e Shqipërisë së sotme, nëpërmjet syve të tri të rinjve. Bashkëprodhim i Bizef Produksion dhe Era Film, në bashkëpunim me Rai Cinema, dokumentari do të projektohet në premierë absolute, më 30 maj 2012 në orën 19, pranë Kinema Imperial, nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.


Historia

Shtysa dramaturgjike e dokumentarit buron nga Vito, një njëzet vjeçar nga Puglia të cilit i vjedhin motorrin. Ai mendon krejt natyrshëm që t’ia ketë vjedhur ndonjë shqiptar, dhe kështu merr udhëtimin për Durrës, i vendosur për të gjetur Ducati-n e tij shumë të shtrenjtë. Aty do të takohet me Rubin, me origjinë nga Shqipëria e Jugut, dhe Bora, me origjinë nga Veriu. Një takim që për Viton do të jetë zbulim i menjëhershëm: të brymosur me programet e televizorit italian, Rubin dhe Bora flasin një italishte sikur të ishin italianë. Dhe gjuha është surpriza e parë, shenja e parë që tregon një afrimitet si pjesë e historisë. Nga aty, hap pas hapi do të marin trajtë edhe zbulime të tjera, duke filluar nga vendet që ai do të shohë gjatë udhëtimit. Vito do të kërkojë motorrin e tij, së pari në Tiranë dhe më pas do të përshkojë vendin, deri në minierat e Bulqizës. Por edhe Bora dhe Rubin do të kenë për të bërë “kërkimet” e tyre: ajo, vajzë intelektualësh nga Tirana, do të bjerë në gjurmët e “virgjëreshave të betuara”; ai, muzikant i apasionuar, do të përshkojë Jugun në zbulim të riteve të malit Tomor. Tri vështrime nëpërmejt të cilëve spektatori do të mund të krijijë një botë, ose pjesë të saj, duke hequr dorë nga stereotipet me të cilët është përballur shpesh.



Made In Albania

«Të flasësh për Shqipërinë, pas njëzet vitesh nga rënia e komunizmit — deklaron Sabina Kodra, bashkë-producente e filmit — është me të vërtetë një sfidë e madhe, që kemi dashur ta përmbledhim dhe ta mbështesim e që sot arrijmë t’i prezantojmë publikut shqiptar këtë dokumentar të shkëlqyer. Made in Albania është një panoramë e gjerë, që hyn thellë deri në venat e Shqipërisë, duke u munduar të tregojë në mënyrë të thjeshtë aspektet kontradiktore, dhimbjet, sakrificat dhe vlerat e mëdha njerëzore dhe civile. Ftoj të gjithë, pra, që të shëtisim së bashku, për nëntëdhjetë minuta, përgjatë rrugëve të vendit tonë!».



Sfida

Një sfidë jo vetëm për prodhuesit në realizimin e kësaj vepre, por edhe për Institutin Italian të Kulturës. «Kemi vendosur me entuziazëm për ta propozuar këtë dokumentar këtu në Tiranë — ka deklaruar drejtoresha e IIK-së, Fulvia Veneziani — pasi përveçse në të, flitet për Shqipërinë, ky është edhe një realizim artistik me cilësi të lartë, për nga zgjedhjet teknike dhe krijuese, dhe për kompleksitetin dhe thellësinë e tregimit. Për atë që nuk njeh Shqipërinë, është një rast i vlefshëm për të zgjeruar pikëpamjen e tij mbi një vend sa të përmendur dhe të pranishëm në Itali aq edhe pak të njohur.

Për atë që njeh tashmë Shqipërinë, ose për atë që jeton këtu, është një moment gjithashtu i vlefshëm, për të zbuluar rrugëtime shpirtërore për të ndarë sëbashku. Së fundmi, për shqiptarët – ka përfunduar drejtoresha e IIK-së — është një mundësi, për të rritur vetëdijen ndaj bukurisë së tokës së tyre dhe respektit që ajo meriton, si edhe për të filluar për të parë me një sens kritik më të lartë, historinë e vendit të tyre, edhe atë të kohëve të fundit, dhe për t’u fokusuar drejt një të ardhmeje më evropiane».
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi