Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Made in Albania” në vitet dymijë Empty “Made in Albania” në vitet dymijë

Sun 27 May 2012 - 19:41
Message reputation : 100% (1 vote)
“Made in Albania” docu-fticion i regjisores Stefania Casini, shfaqet premierë më 30 maj, ora 19:00 në Kinemanë Imperial. Vito është një djalë italian që niset drejt Shqipërisë për të kërkuar motorin e vjedhur që ia kanë sjellë këtu. Vizioni i tij për Shqipërinë ngrihet sipas një stereotipi klasik: një tokë kufitare ku sosin veturat dhe motoçikletat e vjedhura. Në udhëtim ai prek një realitet të papritur, ndryshe nga ç’ka pasur në kokë. Është një prezantim me Shqipërinë e sotme, 20 vjet pas rënies së regjimit totalitar, përmes syve të tre 20-vjeçarëve. Dokumentari është ndërtuar si një film që ndjek rrugën e tre protagonistëve, në udhëtimet e tyre të vetmuara dhe takimet me persona tejet të veçantë. Stefania Caisni është regjisore e filmit “Larg nga” së bashku me Francesca Marciano-n me të cilin janë prezantuar dhe në Festivalin e Filmit në Venecia. Ka drejtuar festivalin e filmit “Toka e Sienës” (2000-2002). Ka marrë pjesë edicionin e kaluar të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, me filmin “Shuplakë mafies”. Dokumentari artistik “Made in Albania” është prodhim i Bizef Produzione dhe i Era Film në bashkëpunim me Rai Cinema. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi