Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Britani, zbulohen 30 mijë monedha romake  Empty Britani, zbulohen 30 mijë monedha romake

Sat 24 Mar 2012 - 3:21
Britani, zbulohen 30 mijë monedha romake  Monedhat-1Arkeologët britanikë kryen një ndër zbulimet më të mëdha historike të viteve të fundit në vend; gjetjen e mbi 30 mijë monedhave hekuri që i takojnë periudhës romake.

Monedhat u gjetën në qytetin Bath, në zonën arkeologjike e identifikuar më parë si ndërtesë romake e shekullit të 3-të pas Krishtit.

Monedhat janë transportuar menjëherë në Muzeun Britanik, ku do t’i nështrohen studimeve të mëtejshme për të zbardhur sa më shumë të dhëna për kohën që mendohet se i përkasin. Ato mendohet se i përkasin pretorit romak, ose autoriteti fuqiplotë qeverisës i deleguar nga Roma.

Përafërsisht, arkeologët dhe historianët britanikë mendojnë se monedhat i përkasin viteve 270 pas Krishtit, kur perandoria romake ndërmori një sërë reformash duke e ndarë vendin ishullor në dy province, Britania e Epërme dhe Britania e Poshte vija ndarëse e të cilave ishte Muri i Hadrianit i ndërtuar që në vitin 128 pas Krishtit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi