Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arabi, mbyllen dyqanet e intimeve  Empty Arabi, mbyllen dyqanet e intimeve

Sat 24 Mar 2012 - 3:21
Arabi, mbyllen dyqanet e intimeve  Gra-arabeMbi 600 dyqane të tregtimit të veshjeve intime, u mbyllën në Arabinë Saudite pasi kishin shkelur ligjin duke punësuar personel mashkullor.

Dyqanet u mbyllën pas një aksioni të gjërë të forcave vendase në të gjithë territorin e Mbretërisë Saudite. Nga kontrolli disa dyqaneve iu caktua një afat kohor prej 2 javësh për të punësuar vetëm personel të seksit femër.

Ligji i fundit që rregullon shit-blerjen e produkteve intime, si për meshkuj ashtu edhe për femra u miratua në muajin gusht të vitit të kaluar.

Ndonëse cilësohet si një ligj me liberal nga paraardhësi i tij, ky ligj ndalon të gjithë personat e seksit mashkull, jo vetëm të punojnë si shitës nëpër dyqane intimesh, por edhe të futen në to.

Arabia Saudite njihet për ligje të ashpra, sidomos në bizneset dhe aktivitetet “e ndjeshme” që kanë të bëjnë direkt me zbatimin e “normave të moralit” sipas sharias.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi