Arabi, mbyllen 100 dyqane me veshje intime, punësuan meshkuj
Wed 19 Sep 2012 - 16:45
ARABI – Autoritetet në Arabinë Saudite urdhëruan mbylljen e rreth 100 dyqaneve me veshje të brendshme, në kryeqytetin Riad, me pretendimin se kanë shkelur rregullat, duke punësuar shitës meshkuj. Një zyrtar në Ministrinë e Punës, i cituar nga gazeta lokale “Al-Eqtisadiah”, tha se të gjitha dyqanet që kanë shkelur dekretin mbi “femërizimin dhe nacionalizimin e punëve” do të mbyllen. Sipas tij, kjo masë merret për “të siguruar një ambient më të sigurt për gratë që punojnë”.
Në fillim të këtij viti, Ministria e Punës në Arabinë Saudite ndaloi asistentët meshkuj që të punonin në dyqane veshjesh të brendshme, një hap që u ndoq edhe në dyqanet e kozmetikës.
Mbreti Abdullah e nxori këtë dekret për t’i dhënë fund “sikletit” që kishin gratë që nuk donin t’u tregonin meshkujve përmasat e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi