Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tregtimi i mishit, mbyllen 450 subjekte pa licencë Empty Tregtimi i mishit, mbyllen 450 subjekte pa licencë

Sat 29 Sep 2012 - 17:35


Task forcë, e ngritur për displinimin e therjes së bagëtive dhe tregtimin e mishit në të gjithë vendin është ndalur në shkatërrimin e disa ambienteve, ku ushtronin aktivitet subjekt te palicensuar dhe që nuk respektonin kushtet higjeno-sanitare.

Sipas drejtorit te Agjencise së Mbrojtjes se Konsumatorit Geron Ibrahimi, në Tiranë janë mbyllur 26 subjekte.

"Eshtë një nga fazat finale të aksionit të nisur tashmë nga task forca, pas daljes së aktit normativ të Kryeministrit. Pasi mbyllëm disa nga subjektet, të cilat nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare, por ishin subjekte të legalizuara, eliminimin e ambulantëve në rrugë, tashmë kemi ndërhyrë duke shfarosur njëherë e mirë këto pika therje të sajuara,jashtë çdo kriteri e norme për ta eliminuar si fenomen. Ne nuk çertifikojmë bagëtitë që theren në ambiente shtëpie apo ambulantët e rrugës, kështu që kjo është një fazë finale e gjithë këtij vrulli të marrë pas daljes së Aktit Normativ dhe ngritjes së task forcës", tha Ibrahimi.

Nderkohe qe task forcë po vepron ne te gjithe vendin, ku numerohen 1250 subjekte qe ushtrojne aktivitetin e therjes se bagetive dhe tregtimin e mishit.

Drejtori i Autoritetet Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka tha se deri me tani jane mbyllur 450 subjekte, qe nuk plotesojne kushtet.

"Zona problematike në Tiranë është rruga "Jordan Misja", rruga e Ndroqit, rruga e Saukut, kurse më tej problematike është pjesa Fushë-Krujë-Lezhë dhe aksi që shkon nga Maminasi në Gjirin e Lalëzit. Problematike janë disa zona në Fier, ndërsa qarqe të stabilizuara janë Korça, Vlora", thotë Juka.

Sipas Jukes permbushja e strandardeve për në Bashkimin Europian, si dhe nxitja e zhvillimti te turizimit kane kusht thelbesor, sigurinë ushqimore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi