Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tregtimi i mishit, 4 zonat e problematike në Tiranë Empty Tregtimi i mishit, 4 zonat e problematike në Tiranë

Fri 28 Sep 2012 - 15:31
Mishi që tregtohet në disa zona të Tiranës nuk është i sigurt për shëndetin e konsumatorëve. Të dhënat e nxjerra nga kontrollet e Task-Forcës së ngritur për këtë qëllim tregojnë se zonat problematike janë ajo e “Pazarit i ri” në zemër të kryeqytetit, Sanatoriumi në Sauk, në Kodër-Kamëz dhe rruga “Jordan Misja”. Ndërsa në njësitë e tjera vendore shqetësim është mungesa e shërbimit veterinar, në kundërshtim me aktin normativ. Task-Forca për kontrollin e tregtimit të mishit në kryeqytet ka dhënë rezultatet e para në këtë drejtim, duke bllokuar 102 subjekte që nuk plotësonin kushtet. Këtyre subjekteve u është bllokuar aktiviteti, ndërkohë që 7 prej tyre janë gjobitur me 550 mijë lekë, dhe 3 subjekteve u janë konfiskuar pajisjet. Po kështu, gjatë kontrolleve janë konfiskuar 79 kg mish, sepse nuk kishin certifikatat veterinare. Të dhënat janë bërë të ditura nga prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili është edhe kreu i Task-Forcës për këtë qark. Kruja tha se deri më tani janë bërë 178 inspektime në tërë prefekturën, ku nga 164 pika të therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, vetëm 74 prej tyre kanë funksionuar duke zbatuar ligjin dhe 90 të tjera nuk plotësonin asnjë kusht për sigurinë e mishit. Në mbledhjen e djeshme të Task-Forcës, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, deklaroi se therja dhe tregtimi i mishit në katet e para të pallateve është e patolerueshme. Ai theksoi se Task-Forca do t’u rikthehet edhe njëherë pikave që janë kontrolluar, në mënyrë që të mos riaktivizohen sërish. Pjesë e grupit të punës për stabilizimin e situatës është edhe Bashkia e Tiranës. Nënkryetari i këtij institucioni, Petrit Vasili, theksoi se nuk do të tolerohet asnjë lloj abuzimi deri në zbatimin e plotë të aktit normativ. Task-Forca për therjen dhe tregtimin e mishit është ngritur në fillim të muajit dhe deri më tani janë ndërmarrë aksione në mbarë vendin, me qëllim zbatimin e aktit normativ të qeverisë. Institucionet kompetente u bëjnë thirrje edhe konsumatorëve të jenë bashkëpunues, duke shmangur blerjen e mishit të pasigurt, që theret dhe shitet në ambiente të hapura dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare.



Zonat më problematike në Tiranë ku mishi tregtohet në mungesë të plotë të higjienës apo certifikatës veterinare janë:

Markata e mishit në “Pazarin e ri”

Zona e Sanatoriumit në Sauk

Tregu i Kodër-Kamzës

Dyqanet e rrugës “Jordan Misja”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi