Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lamtumirë Mishit, Zbulohet Dieta Që Na Bën Të Bukur Empty Lamtumirë Mishit, Zbulohet Dieta Që Na Bën Të Bukur

Wed 6 Jun 2012 - 0:25
Në mesin e ushqimeve bazë të dietës sonë, tashmë dihet që është proteina. Elemente me në bazë ushqime të ardhura nga kafshët si veza, mishi apo produktet e qumështit, janë ndër ato ushqime që na japin më shumë kalori.Deri së fundmi besohej se nëse dieta bazohej vetëm në ushqime bimore nuk kishte proteina të mjaftueshme, por tashmë ky është një mit që duhet larguar.Siç raporton noa.al, së fundmi është zbuluar se konsumi i tepërt i produkteve shtazore të pasura me yndyrë janë shkaku kryesor i problemeve shëndetësore ndër më seriozet si sëmundjet e zemrës, kanceri në mëlçi, dëmtime në veshka dhe në zorrën e trashë.

Por nëse nuk rezistojmë dot vetëm me ushqime bimore, atëherë mund të konsumojmë produkte të ndryshme por pa produktin e mishin të menu.


“Është shumë e lehtë të kombinosh ushqime vegjetariane dhe zgjedhje të tjera ushqimesh në mënyrë të ekuilibruar, për të pasur një trup perfekt dhe një fytyrë të shndritshme”, shprehet Andrea Giancoli, përfaqësues e Dietetic Association.

Sipas tij zëvendësimi i produkteve shtazore dhe marrja e proteinave mund të bëhet shumë mirë përmes frutave dhe perimeve.

Soja është shërim i vërtetë për këtë dietë, e konsideruar për shkak të dobive të saj, një kompleks proteinash që përmban të gjitha nëntë aminoacide, të pranishme si në mish dhe ushqime të tjera me origjinë shtazore.

Sakaq për ata që nuk e duan sojën, fasulet janë një ushqim bimor, të cilat kanë proteina të mjaftueshme, por gjithashtu edhe drithërat ku mes tyre veçon orizi dhe thjerëzat.

Mjafton pak fantazi për të përzier përbërësit dhe mund të sajojmë një pjatë gjithë vitamina dhe shije.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi