AI: Kosova, qendër e trafikimit të “mishit të bardhë”
Sun 31 Mar 2013 - 14:22
- Sipas një raporti të Amnesty International në 13 vitet e pasluftës Kosova është kthyer në qendër të trafikimit dhe prostitucionit të detyruar
“Qoftë në Tiranë, Prishtinë, Beograd, Shkup... apo në qytetet e tjera të Ballkanit patjetër mund të hasësh në ndonjë hotel, restorant, bar apo kafe të emërtuar "Evropa".
Evropa si destinacion për shumëkënd ngjall shpresë për një vend pune, mundësi shkollimi, një të ardhme më të mirë, apo konsiderohet si "toka e premtuar", por për shumë gra e vajza nga vendet më të varfra në Lindje të kontinentit lokalet me emWrtimin "Evropa" kthehen në ferr, pasi ato bien pre e kësaj ëndrre.
Të nisura drejt Evropës me shpresa e premtime për një jetë më të mirë ato përfundojnë të mashtruara dhe të abuzuara në ndonjërin prej qyteteve të Ballkanit”, shkruan Deutsche Welle.
Ato lihen pasdore, duke u cilësuar si një "mall". Vetëm mbishkrimi i lokacioneve, ku ato 'punojnë' ua përkujton atyre ëndrrën që kanë pasur dikur.
Kosova pikëtakimi në trafikun e kontrabandës me “mishin e bardhë”
Sipas burimeve të Amnesty International vetëm në Kosovë numri i lokaleve, në të cilat femrat detyrohen me dhunë të ushtrojnë profesionin e prostitutës është mbi 200.Këtë shifër e konfirmon edhe policia e Kosovës. Gjithsesi ka dyshime, se numri real mund të jetë edhe më i lartë.
Sipas raportit të Amnesty International në këto 13 vitet e pasluftës Kosova është shndërruar në qendër të trafikimit dhe prostitucionit të detyruar. Femra nga Moldavia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina trafikohen në Kosovë.
Ato përjetojnë keqtrajtime të rënda fizike dhe psiqike. Shumë nga këto femra vijnë nga kushte të vështira ekonomike dhe sociale.
Duke u besuar premtimeve të rreme për një jetë më të mirë në Perëndim ato përfundojnë nëpër shtëpitë e varfra të Kosovës. Shumica e këtyre femrave futen, me apo pa vetëdijen e tyre të plotë, në këtë "biznes".
Një vajzë nga Bullgaria, e cila tani ndodhet nën përkujdesje në një qendër strehimore për femrat e abuzuara në Prishtinë tregon për Deutsche Welle-n odisenë e saj:
"Unë që në fillim e kam ditur së çfarë do të punoja aty. Këtë e bëra për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, që kisha në familjen time.
'Ata' më premtuan para, çdo muaj 300 euro, por nuk ndodhi kështu", thotë ajo. E pyetur, se kush ishin ata që e frekuentonin më shpesh vendin, ku ajo dhe vajza të tjera punonin, ajo përgjigjet:
"Ata nuk ishin shqiptarë, ishin të huaj. Ne e kishim të ndaluar që të flisnim me njerëzit që vinin. Por as ata nuk flisnin me ne, vetëm vinin, zgjidhnin njërën prej vajzave dhe shkonin."
Por a e dinin këta klientë të huaj dhe në përgjithësi meshkujt që vinin aty, se ajo dhe vajzat e tjera, ishin prostituta, që mbaheshin me dhunë, kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet: "Mendoj që po, sepse ata njiheshin mirë me tutorët tanë."
Ndërkombëtarët në Kosovë ndihmojnë "biznesin"
Që nga prezenca e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, trafikimi i qenieve njerëzore është kthyer në një problem shumë të madh për vendin.
Numri i klubeve të natës, në të cilat 'mbahen' femrat dhe detyrohen të ushtrojnë profesionin e prostitutës është rritur. Ulrike Maiwald nga zyra për Informim e Amnesty International i thotë Detusche Welle-s, se: "faktori ndërkombëtar mban përgjegjësi që kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
Por gjithashtu edhe sistemi gjyqësor i Kosovës ka dështuar në këtë drejtim duke u treguar mjaft i papërgjegjshëm në zbulimin e rasteve të tilla.
Për policinë e Kosovës, hetimi i rasteve që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore nuk është i lehtë, sidomos kur në krim janë të përfshirë edhe ndërkombëtarët, pasi këta të fundit gëzojnë imunitet politik", thotë Ulrike Maiwald.
Kur njeriu shndërrohet në "mall"
Trafikimi i qenieve njerëzore është një shkelje e të drejtave të njeriut. Në Nenin e katërt, të Kartës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut është përkufizuar, se:
"Askush nuk ka të drejtë të mbajë dikë në skllavëri, apo në pronësi. Çfarëdolloj mbajtjeje në skllavëri apo pronësi është e ndaluar". Që ky nen shkelet çdo ditë, nuk është diçka e re. S
sipas të dhënave të Komisionit Evropian vetëm në Evropë trafikohen çdo vit nga Lindja për në Perëndim, dhe anasjelltas, nga 120.000 deri në 500.000 femra. Qytetet e Ballkanit janë qendra tregtare e kësaj kontrabande.
/Shekulli Online/DW/Përgatiti: E.D/
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: AI: Kosova, qendër e trafikimit të “mishit të bardhë”
Sun 31 Mar 2013 - 15:29
Keq shuuuuuum keq keto dokuri jan te shemtuara . dhe duhet qe cdo kush me dhan kontributin e vete per ti larguar keto pislleqe..
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: AI: Kosova, qendër e trafikimit të “mishit të bardhë”
Sun 31 Mar 2013 - 18:16
Kesaj i thone e c'i thone!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi