- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Kavajë, 6 persona arrestohen para trafikimit të 26.5 kg drogë
Fri 27 May 2011 - 2:46
KAVAJE – Lajmifundit – Gjashtë persona u arrestuan në zonën e Kavajës, në tentativë për të trafikuar 26.5 kg drogë. Arrestimet janë kryer nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale në Departamentin kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.
Burime zyrtare të policisë, tha se ditën e sotme, është konkluduar operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i 6 shtetasve përkatësisht:
1. Ilirjan Haxhi Feçi, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë,
2. Albert Rasim Mahmutaj, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër,
3. Gëzim Thoma Vasi, 21 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër,
4. Lorenc Vasi, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër,
5. S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër,
6. Refie Halit Iliazi, vjeç 48, banuese në Durrës.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur në sajë të një hetimi disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit. Këta shtetas u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen Nr.2 Kavajë në sajë të një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat e policisë”, thanë burimet për LajmiFundit.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në këtë banesë u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 26.5 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila kishte ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj në tregun ndërkombëtar.
Falë aplikimit me sukses të metodave speciale të hetimit, u arrit kapja e tyre si dhe zbulimi më pas i linjës së trafikimit, kapje e cila u realizua në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Policinë e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan:
Sasia prej 26.5 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë.
Dy automjete të tipeve Audi A3 dhe BMW
Një pistoletë me silenciator dhe një sasi fishekësh, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Refie Iliazi.
Si dhe një sasi eurosh.
Ndaj shtetasve të arrestuar, është marrë masa e arrestit në flagrancë nën akuzën e kryerjes së veprës penale “trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, si dhe ndaj shtetases Refie Iliazi dhe për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Dosja penale ndaj tyre i është referuar Prokurorisë për Krime të Rënda.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi