Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Berisha synon shkarkimin e Roshit para zgjedhjeve në Kavajë Empty Berisha synon shkarkimin e Roshit para zgjedhjeve në Kavajë

Tue 12 Mar 2013 - 0:05
Berisha synon shkarkimin e Roshit para zgjedhjeve në Kavajë Kryebashkiaku-i-Kavaj%C3%ABs-Elvis-Roshi-faqe-6-300x213Kryeministri Sali Berisha duket se ka synim politik që të shkarkojë kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, duke përdorur një incident gjatë një ndeshje futbolli.

Kryebashkiaku i Kavajës është akuzuar nga trajneri dhe futbollistët e Tiranës se i ka dhunuar ata.

Çudia është se Roshi i paska dhunuar ata, ndërkohë që po fitonte ndeshjen.

Vetëm në Shqipëri ndodh që një futbollist, i stërvitur çdo ditë, nuk i ka rezistuar dhunës së Roshit. Ai është shfaqur para kamerave pa shenja, por me një grup njerëzish të ekipit, përkrahës të Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut Lulzim Basha, duke deklaruar se politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll.

Dhe politika ka ndërhyrë fuqishëm. Arrestimi i Roshit ka trazuar një qytet të tërë.

Disa furgonë të forcave speciale kanë zbritur në Kavajë, duke dhunuar barbarisht përkrahësit e Roshit. Avokatit nuk i është lejuar të ketë kontakt me Roshin, kurse ai është sjellë në Tiranë si një vrasës i tmerrshëm.

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, vazhdon të jetë në qelitë paraburgimit, pasi u arrestua nga forcat e policisë pas ndeshjes mes Besës dhe Tiranës.

Ekipi i Tiranës ka deklaruar se trajneri i tyre është dhunuar fizikisht nga Roshi në pushim të ndeshjes.

Roshi e ka mohuar diçka të tillë, duke pretenduar se në fakt ka qenë trajneri i Tiranës, Nevil Dede që i ka provokuar tifozët.

Ngjarja ka nxitur tension në Kavajë, forca speciale të policisë shkuan për të sjellë Roshin në Kavajë, ndërsa dhunuan protestuesit.

Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi i kërkoi zyrtarisht kryeprokurorit Adriatik Llalla, prokurorit të Kavajës dhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani, lirimin e kreut të Bashkisë. Avokati Ndreca ka marrë pjesë në seancën e pyetjeve me prokurorin e çështjes, dhe më pas ka dalë përpara mediave duke u shprehur optimist për lirimin e kryebashkiakut./Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi