Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Argita Berisha bën hundën operacion, fotot para dhe pas Empty Argita Berisha bën hundën operacion, fotot para dhe pas

Sun 31 Mar 2013 - 21:50
Argita Berisha bën hundën operacion, fotot para dhe pas Argita2-300x225

Në dy mandate si Kryeministër i vendit, dy fëmijët e Sali Berishës, Argita dhe Shkëlzeni, janë përmendur nga media po aq sa edhe babai i tyre. Por ne sot nuk do merremi aspak me atë pjesë për të cilën janë lakuar vazhdimisht, por me një gjë tjetër, estetike, dhe që ka lidhje me Argitën. Ajo është komentuar shpesh si vajza që i ngjan shumë fizikisht të atit, ndërkohë që Shkëlzeni ka marrë shumë nga portreti i së ëmës. Por ndërsa për zotin Berisha, pamja e jashtme mund të jetë gjëja e fundit për të cilën ai e vret mendjen, për të bijën mbase nuk është kështu. Argita ka trashëguar nga i ati pothuajse të gjitha tiparet, ndër të cilat edhe hundën e gjatë, por nëse te një burrë kjo mund të mos përbëjë problem, te një femër mund të kthehet në kompleks. Por zonja Malltezi duket se këtë problem tashmë e ka zgjidhur, ashtu siç bëjnë të gjithë ata që nuk kënaqen me një pjesë të trupit të tyre. E fotografuar vetëm dy ditë më parë në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë ku Argita është pedagoge, ne kemi pikasur hundën e saj, jo vetëm më të vogël, por edhe në një formë shumë të bukur që duket lehtësisht nga profili i saj tashmë i transformuar. Nëse bëjmë krahasimin me fotot e dikurshme, na bie në sy forma e hundës, e gjatë dhe me pak gungë. Ndërsa tani hunda është shkurtuar, i është hequr gunga, madje kirurgu me sa duket ka dashur të bëjë shumë më tepër se një rregullim, pasi i ka dhënë edhe një hark të bukur hundës, duke e bërë atë tërësisht perfekte. Në dijeninë tonë, kjo është ndërhyrja e dytë që zonja Argita Berisha Malltezi bën në fytyrën e saj, pasi disa vite më parë hoqi me lazer një shenjë të kuqe mjaft të dukshme në njërën nga faqet, të cilën e kishte që nga lindja. Ne mendojmë se në të dyja rastet ka bërë shumë mirë, pasi me të vërtetë e ka përmirësuar shumë pamjen e saj, një gjë që e dëshiron çdo femër. Urime dhe ta gëzosh!/.panorama.com
Argita Berisha bën hundën operacion, fotot para dhe pas Argita3Argita Berisha bën hundën operacion, fotot para dhe pas Argiat4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi