Qytetarët i përgjigjen Ramës, fotot e para
Sun 18 Aug 2013 - 15:19
Përpjekja e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama për të përfshirë edhe qytetarët në sfidën 20-vjeçare të kontrollit të territorit, duket se ka fituar mbështetjen e kërkuar, duke parë pëlqimet, fotot dhe komentet në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i hapjes së faqes online, “Stoprrënimit.com” ka siguruar më shumë se 1500 pëlqime, ndonëse krahasuar me ketë shifër numri i denoncimeve është relativisht i vogël, pasi vetëm 40 qytetarë kanë postuar fotot dhe shqetësimet e tyre. Ndërtimet pa leje në zonat turistike, duke filluar nga Vlora, Ksamili, Saranda, janë shqetësimet më të ngritura nga qytertarët.
Fotot e postuara tregojnë ndërtime që brenda pak vitesh kanë ndryshuar të gjithë bregdetin e jugut, ndërtime buzë detit, por edhe ndërtimet në Sarandë, qytet i cili tashme është kthyer në simbol të dështimit të shtetit përballë ndërtimeve shumëkatëshe. Në faqe ka denoncime edhe për Tiranën, Librazhdin, Elbasanin dhe qytete të tjera.
/Shekulli Online/Përgatiti:E.Sh/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi