Enver Hoxha në fotot e Ramës, reagojnë komentuesit
Fri 29 Nov 2013 - 20:32
Fotot e publikuara nga Kryeministri Edi Rama për homazhet e zhvilluara me rastin e festës së “Çlirimit të Shqipërisë”, kanë ngjallur reagime të ndryshme te publiku. Në fotot, të cilat janë publikuar në rrjetin social “Facebook”, tregohet se gjatë ceremonisë, në sfond duket portreti i Enver Hoxhës dhe një ylli komunist me drapër e çekan. Kanë qenë këto simbole që një pjesë e komentuesve në rrjetin social i kanë quajtur ‘turp’, ndërsa të tjerë i kanë cilësuar këtë veprim si një akt të drejtë, pasi edhe Enver Hoxha është pjesë e Historisë së Shqipërisë.
“Në foto, duket diktatori Enver Hoxha. Një akt i turpshëm dhe fyes. Asnjë tolerancë kundrejt simboleve të dhunës, vuajtjeve dhe krimeve ndaj popullit shqiptar!”, shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shkruan. “Mund të thoni çfarë të doni, por Enver Hoxha ishte ai njeri që çliroi Shqipërinë nga fashistët dhe vendi u çlirua vet pa ndihmën e të huajve. Gabimet e mëdha i ka bërë gjatë regjimit dhe nuk kanë lidhje me ditën e sotme”, shkruan një tjetër. Poshtë fotove ka edhe dhjetar komente të tjera pro dhe kundër diktatorit Enver Hoxha, ku jepen arsyetime të ndryshme nëse duhet ose jo të kujtohet më 29 Nëntor.shekulli.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi