Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kavajë: Djali në izolim për grabitje në grup, babai i çon drogë Empty Kavajë: Djali në izolim për grabitje në grup, babai i çon drogë

Mon 17 Sep 2012 - 12:58
Kavajë, NOA.al – Djali gjendet në izolim tek Instituti i të Miturve në Kavajë, i ati i çon drogë të fshehur në xhup. Kjo ka ndodhur këtë fundjavë kur Adriatik K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pa arsim, i padënuar, gjatë kontrollit në Institutin e të Miturve, Kavajë.

Adriatiku u konstatua se në xhupin që donte t’ia jepte djalit të tij, kishte futur një sasi hashashi që ndoshta i biri ia kishte kërkuar.

Policia tha se e zbuloi dhe duke komunikuar arrestimin në flagrancë të 45 vjeçarit, tha se iu gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.4 gramë, bimë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.

N.K, 18 vjeç, gjendet në Institutin e të Miturve në Kavajë, pasi shkurtin e vitit të kaluar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Bileta e anuluar”. Atë kohë, policia e Tiranës komunikoi se katër persona të akuzuar për vjedhje me armë u arrestuan dhe se emri i aksionit është vënë në bazë të faktit se autorët pas kryerjes së veprave penale kishin rezervuar e prerë biletën e avionit për t’u larguar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Pas një hetimi të gjerë me aplikimin e metodave speciale të hetimit, i realizuar nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë, në Policinë e Tiranë, është bërë dokumentimi dhe ndalimi i 4 shtetasve, grup kriminal me tendencën e vjedhjeve me dhunë me armë.

Në këtë operacion veç një vajze 16 vjeçe dhe dy djemve 18 e 21 vjeç u kap edhe N.K., 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Minimblov” me të cilën dyshohet se janë kryer vjedhjet me dhunë dhe me armë.

Ndalimi i tyre u krye, sepse nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se janë autorë të vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim të banesës së shtetasit Ismail Nanushi, vjedhje kjo e ndodhur më datë 31.12.2010, në rrugën “Shyqyri Ishmi”në Tiranë.

Gjithashtu nga hetimet e zhvilluara, është arritur që të zbulohet dhe të dokumentohet edhe vjedhja me dhunë e me armë banesës së Zhaklin M., ndodhur më 04.02.2011, në rrugën “Qesarak” Tiranë.

Ndërkohë, nga kontrollet e banesave të këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si :

- Armë zjarri pistoletë e markes “Miniblov, ora dore të markes “Roleks”, disa bizhuteri floriri, kamera dixhitale e markës “Parasonik”, ora të ndryshme dore, si dhe disa aparate celularë,

Në komunikimin e shkurtit të vitit që kaloi, policia tha se po vazhdon puna për zbulimin dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera kriminale, të cilat dyshohen se janë kryer nga ky grup kriminal dhe shtoi: “Janë kryer të gjitha veprimet e para proçeduriale dhe hetimore, ndërkohë që materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhjes me armë” dhe ”Vjedhjes me dhunë” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 140,139-25 i K.Penal dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve”. a.b/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi