Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë Empty Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

Fri 11 Apr 2014 - 1:17
Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë Timthumbphp_5156
Gazeta Dita ka vijuar intervistën me djalin e diktatorit Enver Hoxha, Ilirin. Gjatë intervistës së sotme, ai ka thënë se Enveri kishte pritur një mesazh nga Perëndimi pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, por, sipas Ilir Hoxhës, ai nuk erdhi kurrë.
“Denoncimi zyrtar i Traktatit tё Varshavёs dhe largimi i vendit tonё prej tij, ishte nё tё njёjtёn kohё edhe njё veprim nё tё mirёn e paqes nё rajon. Duke qenё prezent nё Ballkan, Traktati i Varshavёs, nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr, pёrbёnte rrezik, sidomos pёr pjesёn jugore tё Ballkanit dhe vendet rreth detit Adriatik. Por çfarë ndodhi!? Kёtё e ka treguar vetё Ramiz Alia. Nё kohёn kur ishte ndryshuar sistemi, e takuan dy deputete italianë dhe i bënë të njëjtën pyetje, si kjo qё po mё bёni ju mua. Ai u përgjegj: “Ju (Italia) nuk dhatё asnjё shenjё”. Dhe pёrgjigja e tyre ishte që “nuk mund tё jepnim shenjё se ju ishit nё domenin e ariut rus”. Pra frika e perёndimit qё tё mos konfliktohej meBashkimin Sovjetik, bёri jo vetёm qё mos t’i afronte asnjё ndihmё Shqipёrisё, por qё edhe mё vonё, ta mbante sa mё larg dhe tё izoluar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ai mbron marrjen e pronës private dhe ndalimin e fesë.

Si mund tё quhet gabim fundamental apo fatal, sikurse e quani ju, zhdukjen e pronёs private, kur vendosja e pronёs shtetёrore ishte njё nga parimet bazё tё zhvillimit tё ekonomisё socialiste? Heqja e pronёs private dhe shtetёzimi i saj ishte njё nga reformat e thella qё u bё nё Shqipёrinё e pasluftёs. Dhe si rezultat i saj Shqipёria ndёrroi faqe, nga njё vend shumё i prapambetur, gati nё gjendjen e feudalizmit qё doli nga Lufta e Dytё Botёrore, u bё njё vend me ekonomi tё zhvilluar. Kooperativat bujqёsore qё u ngritёn nё fshat ҫuan nё zhvillimin dhe pёrparimin e bujqёsisё. Pastaj tё gjitha ato shёrbime qё u arritёn falas pёr popullin, si shёndetёsia, arsimi, kultura, tё gjitha kёto ishin si rezultat i kёtyre reformave qё nё bazё tё tyre nuk kishin pronёn private po atё shtetёrore.

Shikoni se ҫ’po bёhet sot? Gjithё toka bujqёsore ёshtё e ndarё nё parcela tё vogla qё as qё mund tё bёhet fjalё qё bujqёsia tё bёhet njё degё e fuqishme e prodhimit. Me tokat e bukёs ёshtё abuzuar duke bёrё ndёrtime vend e pa vend dhe duke e zvogёluar sipёrfaqen e saj, ndёrsa nё kohёn e socializmit shfrytёzohej ҫdo pёllёmbё tokё, duke mos harruar qё iu qepёm dhe kodrave duke i bёrё me tarraca qё tё fitonim sa mё shumё tokё buke. Atёherё pse qenka gabim fundamental, kur Shqipёria e asaj kohe pёsoi ndryshime thelbёsore nё interes tё popullit?

Kalojmë tek gjysma tjetër e pyetjes suaj, heqja e besimit fetar. Unë ju them se propozimi pёr heqjen e fesё erdhi si propozim nga rinia e Durrёsit. Nё vendimin qё u mor, nё veҫanti ndikoi ҫёshtja e emancipimit tё gruas. Dihet se pengesa kryesore pёr ҫlirimin e gruas, vinte nga zakonet e vjetra prapanike, qё ushqeheshin edhe nga besёtytnitё fetare. Pa u ҫliruar nga kёto zakone, nuk mund tё arrihej emancipimi i plotё i femrёs shqiptare. Nё diskutimet qё u bёnё nё atё kohё, u vu nё dukje qё populli shqiptar nuk ka qenё asnjёherё i lidhur ngushtё me fenё, pёr shkak tё pushtimeve tё huaja qё imponuan fenё e tyre dhe kleri i tyre ёshtё pёrdorur nga kёta pushtues pёr tё pёrҫarё njerёzit dhe pёr tё penguar bashkimin e tyre patriotik. Dhe nё tё vёrtetё gruaja shqiptare u ҫlirua dhe arriti emancipimin e saj tё plotё. Nё atё kohё gruaja ishte me tё gjithё tё drejtat e barabarta me burrin.

Po të tregoj, Xhevdet, edhe një detaj tjetër domethënës për këtë argument. Enver Hoxha atёherё dha dhe njё orientim qё tё gjitha ndёrtesat e kultit qё kishin vlera monumentale tё viheshin nё mbrojtje tё shtetit. Eshtё interesante se kur e pyetёn: po nё Kosovё si duhej tё vepronin me fenё, ai nuk ishte dakord qё feja tё ndalej. Ai u tha: ‘’nё kushtet e Kosovёs, kur populli ёshtё nёn diktatin serb, objektet e kultit shёrbejnё si vende ku mund tё mblidhen dhe tё flasin pёr ҫёshtjen kombёtare. Pra, Enver Hoxha nuk ishte dogmatik, ai ҫdo gjё e shihte nё interes tё prosperitetit kombёtar”, thotë Ilir Hoxha.gazetaexpress
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë Empty Re: Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

Fri 11 Apr 2014 - 1:24
Sa I ngjaka 
Kot nuk thone beme baba ,te te ngjaj
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë Empty Re: Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

Fri 11 Apr 2014 - 15:36
Message reputation : 0% (1 vote)
Demin me te madh qe pan Shqiptaret, ne ket sistem te eger, ishte pikrisht Kjo..!!
Sponsored content

Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë Empty Re: Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi