- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
A përcaktohet mikpritja nga cmimi i mishit në treg?
Sat 9 Jun 2012 - 17:57
Ne nje ese te botuar ne gazeten Mapo, Prof. A. Fuga trajton, nder te tjera, raportin e kodeve morale me kushtet social-ekonomike:
Ne shoqerine tradicionale ruralo-agrare] solidariteti mes individëve përbënte materialin me të cilin ngjizej lidhja sociale e kohës. Kurse individi i sotëm, jo vetëm që në një masë dërmuese nuk është fare kontrollues i flukseve të produkteve të punës së tij, por edhe kur është i tillë, asnjëherë nuk është në gjendje bollëku qoftë dhe relativ, ose nuk mund të thotë se ka teprica që nuk është në gjendje t’i shesë. Gjithçka tani kthehet në parà dhe jep mundësi për t’u rishkëmbyer në tregun e vlerave monetare apo materiale. Tepricat për individin nuk kanë më kuptim ekonomik as në rrafshin e tyre relativ dhe as në atë absolut.
Doemos, bashkë me këtë ndryshim ndodhin edhe transformime të dhimbshme në sjelljen e njeriut. Ai humbet jo pak sensin e mikpritjes sepse nuk ka më mundësi që si qytetar i mesëm të bëjë si Penelopa për të mbajtur pa fund tavolinat e banketit ku të shtrohen me muaj e vite të tërë personalitetet e lagjes apo të qytetit. Nuk ka kopshtije si të Edenit ku mund të kënaqen duke shijuar frutat e tij falas individë mëkatarë ose jo. Fiku, molla, pjeshka, limoni etj., duhet të blihen si rregull në treg. Nuk ka pastërma që duhet ta konsumojë brenda një sezoni ose duhet ta shpërndajë falas, sepse mishi sot kushton shtrenjtë në treg.

- JuventiniAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 8638
Hobi : Sporti
Anetaresuar : 13/10/2011
Re: A përcaktohet mikpritja nga cmimi i mishit në treg?
Sat 9 Jun 2012 - 18:36
jo moj ne jemi kaq mikeprites sa s pyesim sa ben mishi
Re: A përcaktohet mikpritja nga cmimi i mishit në treg?
Sun 10 Jun 2012 - 1:52
Nuk jam fare dakord me kete teori.Arsyeja pse njerezit jane me pak mikeprites sot eshte e lidhur vetem dhe thjesht me rritjen e nivelit te mireqenies dhe arritjeve te shkences.Shume gjera per te cilat njerezit dje kishin nevojen e njeri-tjetrit e rrjedhimisht edhe te solidaritetit midis tyre dhe te ashtequajtures mikepritje sot jane zevendesuar nga arritjet shkencore, te teknologjise dhe rritja e mireqenies.Jemi me pak mikeprites sepse nuk kemi me nevoje per njerezit e tjere. Jemi me se fundi te pavaruar nga hipokrizia e "mikepirtjes". Takohemi me ke te na doje qejfi e kur te na doje qejfi. Takohemi me ata me te cilet ndihemi me mire, apo qe kemi interesa pune, pasioni, etj...Mendimi im ky.
Tema nga chit chate zhvendoset ne temat shoqerore

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi