Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bleona: Karakteri im nuk përcaktohet nga fama Empty Bleona: Karakteri im nuk përcaktohet nga fama

Thu 21 Mar 2013 - 14:44
Avioni mbetet shtëpia e saj e dytë, pasi që atëherë kur nuk ndodhet në ‘rutinën’ e përditshme fitnes, joga, ushtrime për kanto, takime të pasdites e ushtrime në studio, patjetër se aventura e saj e radhës e gjen në një fluturim pune për diku. Kështu në njëfarë mënyrë e përshkruan jetën e saj profesionale, këngëtarja Bleona Qereti, duke rrëfyer detaje nga shumëçka që e përkufizon ‘botën’ e saj artistike e atë private, në këtë intervistë dhënë gazetës Tribuna.Ka kohë që angazhimin e saj artistik e ka shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveç bashkëpunimeve me krijues të njohur të muzikës atje, këngëtarja Bleona Qereti ka vjet që është angazhuar edhe në botën e filmit. Roli i saj i parë përkrah aktorit Steven Seagal duket se i ka hapur rrugë edhe për angazhime shtesë në këtë drejtim, ndërsa pas lansimit të albumit të ri, këngëtarja dhe aktorja shqiptare zotohet fuqishëm se do t’i rreket edhe aktrimit.

Tribuna: Bleona, po na e lejuat bisedën do ta nisim me këngë, me pjesën përmes së cilës publiku shqiptar ju njeh më së miri. Si po plotësohen angazhimet e juaja aktuale në këngë?

Bleona: Sigurisht! Për momentin jam duke lancuar këngën e dytë në USA, “Without you”. Përveç kësaj kam disa angazhime me koncerte këtu. Një nga koncertet që do të mbaj është ‘White party’ në Palm Springs, aty ku Gaga dhe Kesha kanë filluar karrierën e tyre.

Tribuna: Ka kohë që angazhimin tuaj artistik e keni nisur në SHBA. Si po shkojnë gjërat atje…janë ashtu siç edhe e prisje, apo ka edhe ngecje?

Bleona: Tani është vetëm çështje promovimi pasi albumi ka mbaruar. Do të bëjë dhe dy këngë të tjera me John Shanks, i cili ka bërë këngë për Bon Jov-in dhe Miley Cirus.

Tribuna: Sa është e vështirë të depërtohet në tregun amerikan, e të qëndrosh e freskët çdoherë edhe për publikun shqiptar?

Bleona: Është tmerrësisht e vështirë për të vetmin fakt sepse ka 9 orë diferencë dhe unë jam munduar t’i mbajë të dyja. Do shfaqem në ‘X factor Albania’ dhe më pas do të kthehem serish në L. A.

Tribuna: Si është lidhja juaj me fytyrat e shoubizit hollivudian, pasi që prezantimet e juaja atje, por edhe fotot, flasin për një afërsi mjaft të madhe tuajën me këtë ‘botë’?!

Bleona: Me disa nga ta kemi shoqëri, ndërsa me të tjerë një ‘hi-bye’. Por, Los Angeles është një qytet shumë i vetmuar dhe i izoluar dhe nuk ka shoqëri të vërtetë.

Tribuna: Jeni e interesuar që të njiheni më shumë si këngëtare apo si aktore atje, pasi që nëse nuk gabojmë tashmë keni luajtur edhe rolin tuaj të parë?

Bleona: Dashuria ime më e madhe sigurisht është kënga, por më janë ofruar dhe shumë role filmash si aktore. Kështu që besoj që pas lancimit të albumit do të merrem me filmin.

Tribuna: Sa është e rëndësishme për ju që tashmë në një mënyrë apo tjetër i takoni Hollivudit?

Bleona: Unë kam mbetur Bleona që kam qenë. Gjithmonë e thjeshtë me fansat dhe fama nuk ma ka marrë mendjen … Njerëzit që nuk dinë si të veprojnë me famën e tyre janë njerëz me karakter të dobët. Për mua familja ime ka qenë gjithmonë një përkrahje e jashtëzakonshëm kështu që karakteri formohet deri në moshën 18 vjeç… Unë nuk i kam pasur asnjëherë qejf skandalet nëpër gazeta sepse jam e famshme. Kënga është profesioni im dhe karakteri im nuk përcaktohet nga fama… Më beso unë kam pasur shumë mënyra për t’u bërë e famshme në Hollivudit, shumë herët …mirëpo nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes për arsyen e gabuar.

Tribuna: Por, bashkë me famën dhe sukseset e njëpasnjëshme, nuk kanë munguar as thashethemet që përveç artit ju kanë prekur edhe jetën private. Si qëndroni përballë tyre?

Bleona: Gazetat atë punë kanë! Do flasin… Unë jam kjo që jam. Të gjitha lajmet e vërteta njerëzit do t’i marrin në ‘Facebook’ në www.facebook.com/bleona, në Twitter @bleonamusic dhe në faqen time të internetit www.bleonaqereti.com!

Tribuna: Ju thyejnë ato?

Bleona: Jo, nuk mendoj për to!

Tribuna: Ju ‘akuzuan’ gjithashtu se në një intervistë keni refuzuar të flisni shqip, përkundër se moderatori ju luti të flisni. Por, nga ana tjetër ju i dolët vrapit madje me flamurin shqiptar në bluzë. E keni problem të deklaroheni shqiptare, apo ishte një akuzë e pabazë ajo?

Bleona: Ishte akuza më e rëndë për mua! Por, besoj e kam vërtetuar këtë gjë sepse çdo medium për mua flet që jam nga Shqipëria. Gjithashtu kam bërë turneun në verë me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kam folur shqip në filmin me Steven Seagal.

Tribuna: Ju gjithashtu përkrah jetës profesionale keni edhe jetën tuaj private. Mbi çka është e ndërtuar ajo?

Bleona: Mbi udhëtimet me avion ha-ha-ha!

Tribuna: Mendoni për fëmijë…është në planet e shpejta tuaja?

Bleona: Sigurisht, por pasi të dalë albumi!

Tribuna: Po përditshmëria juaj si rrjedhë zakonisht?

Bleona: Omg…! Çohem në mëngjes, shkoj në fitnes, shkoj në joga, shikoj profesorin e kantos, pasdite kam takime, në darkë në studio. E kur nuk bëj këtë zakonisht jam nëpër avion dhe organizoj udhëtime në të paktën tre kontinente! Udhëtimi i fundit ishte L. A-Londër, Moskë, Shqipëri në fund të javës, Paris të hënën dhe prapë mbrapsht në L. A.

Tribuna: Po lidhja juaj me kuzhinën, shtëpinë dhe jetën e një amvisjeje si është?

Bleona: Nuk kam lidhje me atë punë ha-ha-ha!

Tribuna: Përveç artit, ju me plot përkushtim duket se i jeni rrekur edhe paraqitjeve në dukje. Sa e keni të vështirë të kujdeseni, dhe çdoherë të dukeni bukur?

Bleona: Shumë e vështirë, mbasi dhe udhëtimet të lodhin! Mirëpo asgjë nuk vjen pa vështirësi.

Tribuna: Mund të na bëni një lidhje ndërmjet botës së yjeve në SHBA e asaj në shqiptari…po flasim gjithnjë për vlerat sepse për tretmanin besojmë që ndryshon?!

Bleona: Artistët tanë janë vërtet të talentuar …Atje thjesht është një market më i madh dhe sigurisht trajtimi i yjeve është ndryshe. Por, unë nuk mendoj që artistët tanë janë më pak të talentuar… Shqipëria dhe Kosova janë thjesht një market i vogël dhe kaq mund të bësh…!

Tribuna: Kur do t’iu kemi në Kosovë?

Bleona: Do të dëshiroja shumë shpejt!

Tribuna: Diçka për fund?

Bleona: Ju uroj të gjithë fansave që e lexojnë këtë intervistë paqe, dashuri, fat dhe shëndet! Nëse i ke këto në jetë, atëherë korniza është e plotësuar dh asgjë tjetër nuk është e pamundur . Ju dua shumë!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi