Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elbasan, mbyllen 500 biznese Empty Elbasan, mbyllen 500 biznese

Sun 13 Nov 2011 - 15:59
Elbasan, mbyllen 500 biznese Elbasani-qytetiRreth 500 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Elbasanit kanë dërguar pranë degës së QKR-së në këtë qytet, kërkesë për mbylljen e biznesit të tyre me pretendimin e rënies së fuqisë blerëse, pamundësia për të paguar taksat, apo edhe pagesës së energjisë elektrike.

Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, tha se “gjatë katër muajve të fundit, rreth 500 biznese të subjektit të vogël kanë dërguar kërkesën për mbylljen e aktivitetit, ku pretendojnë pamundësinë e përballimit të pagesave të taksave dhe detyrimeve të tjera që këto biznese kanë ndaj shtetit”.

Sipas Papës, parashikohet që deri në fund të vitit, numri i bizneseve që do të kërkojnë mbylljen e aktivitetit të tyre do të rritet.

Gjatë këtij viti në Bashkinë e Elbasanit janë regjistruar 230 subjekte të reja të biznesit të vogël, ndërsa janë drejt mbylljes 500 të tjerë, një diferencë kjo thuajse dyfish më e lartë, ç’ka ka shkaktuar edhe shqetësim për vetë biznesmenët të cilët kanë kërkuar mbylljen e aktivitetit të tyre.

Pronarët e këtyre bizneseve thonë se taksat dhe detyrimet e shtetit, si uji, dritat vijnë duke u rritur, ndaj e bën të pamundur aktivitetin.

Ndërkaq bizneset që po mbyllin lokalet janë më shumë ato të cilat tregëtojnë konsum të përditshëm, si minimarkete, dyqane kinkalerie, veshjesh, etj.

Ka edhe nga ata tregtarë të cilët po i mbyllin aktivitetet e tyre pa kryer pagesën në organet tatimore, duke shkaktuar kështu një borxh tek këta të fundit, të cilët kanë kërkuar ndihmën e bashkisë për vjeljen e detyrimeve të prapambetura të këtyre subjekteve.

Në qytetin e Elbasanit ushtrojnë aktivitet rreth 3200 biznese të vogla, ndërsa në rang qarku janë mbi 10.000 të tilla.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi