Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Adoleshentët dërgojnë 60 sms në ditë Empty Adoleshentët dërgojnë 60 sms në ditë

Sat 24 Mar 2012 - 3:23
Adoleshentët amerikanë dërgojnë deri në 60 mesazhe telefonikë në ditë dhe tendenca është e njëjtë në të gjitha vendet e zhvilluara, bëri të ditur një studim i publikuar në një revistë në SHBA. Në krahasim e mëparshëm të realizuar në vitin 2009, i fokusuar në grupmoshën 14-17 vjeç, mesatarja kishte qenë prej 50 mesazhesh.“Adoleshentët janë komunikuesit më të mëdhenj. Kjo është një tendencë që nuk mund të shmanget”, shkruhej në studim.“Kalimi nga fëmijëria në moshë të rritur realizohet duke komunikuar me një larmi njerëzish, duke nisur nga shokët, të njohurit, prindërit, mësuesit, të rritur të tjerë, shkolla dhe institucione”.

Për të realizuar sondazhin, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zgjodh një kampion prej disa qindra të rinjsh, të cilët u monitoruan në një periudhë disa-javore.

Megjithatë, rritja e numrit të mesazheve të dërguara në ditë nuk i detyrohet eksluzivisht rritjes së aftësive komunikuese midis adoleshentëve, por kryesisht përmirësimit të teknologjisë së telefonisë celulare, që e ka bërë gjithmonë e më të thjeshtë dhe gjithmonë e më pak të kushtueshëm komunikimin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi