Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Martesa, ilaçi që të shpëton jetën Empty Martesa, ilaçi që të shpëton jetën

Mon 26 Mar 2012 - 0:46
Njësoj si një ilaç me efekt të fuqishëm, të qenit i martuar e rrit mundësinë e mbijetesës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Ndërsa për beqarët, rreziku se mund të vdesin është 70%.Ky avantazh i të qenit i martuar është zbuluar nga një studim i kryer kohët e fundit, i cili është publikuar në “Journal of Health and Social Behavior”.Sipas studimit, si gratë, edhe burrat, kanë më shumë mundësi rikuperimi pas ndërhyrjes kirurgjikale nëse ata janë të martuar.“Te ata që janë single, rreziku që mund të mos ia hedhin rritet gati dyfish. Kjo është diferencë dramatike përsa u përket pacientëve që nuk janë në një lidhje dhe duhet të përballen me fazën pas operacionit. Ne vumë re se martesa e rrit mundësinë e mbijetesës pas operacioneve të vështira, si në pacientët meshkuj, edhe në ato femra”, thotë doktoresha Ellen Idler, autore e studimit.

Efekti pozitiv i martesës është vënë re jo vetëm në fazën e parë pas operacionit, e cila është edhe periudha më kritike, por edhe 5 vjet pas tij.

Studimi është bazuar në testimin e 500 pacientëve që i janë nënshtruar bypass-it koronar të programuar apo rast urgjence. Pacientët janë anketuar para operacioni dhe të dhënat janë krahasuar me indeksin e vdekjeve në vend (National Death Index).

“Pacientët e martuar kanë një vizion më pozitiv për operacionin në krahasim me beqarët. Shumica dërrmuese e të martuarve iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse inshin në gjendje ta përballonin dhimbjen dhe shqetësimet pas operacionit”, thotë Idler.

Specialistët konkludojnë se martesa është një ilaç mjaft i fuqishëm, tek i cili mund të mbështetesh për të përballuar situatat kritike. / Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi