Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook-u i shpëton jetën Empty Facebook-u i shpëton jetën

Sat 4 Jan 2014 - 15:25
U dhunua barbarisht nga bashkëshorti, postimi i fotos në Facebook i shpëtoi jetën Rrjeti social Facebook shpeshherë është bërë “grackë” për kapjen e disa të kërkuarve nga policia, por në disa raste ka shërbyer edhe si “mjet shpëtimi” për persona të rrezikuar. Kësaj radhe Facebook-u ka shpëtuar një grua në SHBA, nga sulmet barbare të bashkëshortit të saj. Susan Stacy nga Kentucky nuk kishte mundësi që të lajmëronte policinë, pasi bashkëshorti i saj ia kishte prishur telefonin, ndaj dhe mjeti i vetëm për të kërkuar ndihmë mbeti Facebook-u. Susan postoi një fotografi të vetën, në profilin e saj në Facebook, ku tregonte fytyrën e saj të dëmtuar nga goditjet e të shoqit, dhe poshtë fotografisë shkruante: “Ju lutem, dikush të më ndihmojë”.
Facebook-u i shpëton jetën Susan
Një nga shokët e saj në Facebook e ka parë fotografinë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke arrestuar bashkëshortin, i cili pritet të dalë përpara drejtësisë për keqtrajtimet e bëra bashkëshortes së tij. Susan i tregoi policisë se burri i saj kishte përdorur një revole për ta goditur në fytyrë dhe kudo nëpër trup. Shkak i dhunës mendohet të jetë xhelozia e burrit të saj, pasi ky i fundit dyshonte që ajo fliste me një mashkull tjetër në telefon.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi