Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pica i shpëton jetën 82-vjeçares Empty Pica i shpëton jetën 82-vjeçares

Sun 27 Feb 2011 - 0:07
Pica i shpëton jetën 82-vjeçares Pica7
Pica i shpëtoi jetën një 82-vjeçareje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi ditën e sotme “Daily Mail”.
Banore e Tenesit, e moshuara porosiste që prej tre vitesh të njëjtën picë, në të njëjtën piceri, në shtëpinë ku jetonte e vetme.

Pasi ajo nuk telefonoi për tre ditë me radhë për të porositur ushqimin e zakonshëm, piceria telefonoi policinë dhe i shprehu shqetësimin për 82-vjeçaren.

Policia, shpërtheu derën dhe gjeti zonjën të rrezuar në dyshime, pa forca për t’u çuar. Ajo ishte e dehidratuar, pasi kishte tre ditë pa pirë lëngje, por sipas spitalit ku u dërgua, do t’a marrë veten shpejt.

Nëse punonjësja e picerisë nuk do të kishte dhënë sinjalin, askush nuk do të kishte shkuar të ndihmonte të moshuarën e vetmuar.

”Ajo porosit që prej vitesh një picë të madhe me spec djegës, me brumë të hollë dhe dy kola dietetike. Kur ajo telefon, ne vetëm sa ia dërgojmë, pasi e bëjmë gati që më përpara.

Është një prej klienteve tona më të sjellshme dhe pa dyshim, më e rregullta. Për këtë arsye, kur kaluan tre ditë pa na telefonuar, e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, deklaroi pronari i picerisë së preferuar të 82-vjeçares.
blodyboys
blodyboys
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 291
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : gramsh
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 18/02/2011

Pica i shpëton jetën 82-vjeçares Empty Re: Pica i shpëton jetën 82-vjeçares

Mon 28 Feb 2011 - 10:47
tja beje hallall picerise se do kishte cofur hah hahahahahhahah
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi