Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria e 20 viteve më parë përmes fotografive Empty Shqipëria e 20 viteve më parë përmes fotografive

Mon 26 Mar 2012 - 2:40
GJIROKASTËR- Shqipëria e 20 viteve më parë është rikthyer nëpërmjet fotografive. Realiteti shqiptar i pranverës së vitit 1990 ka ardhur i realizuar nga fotografi i mirënjohur britanik Martin Parr. Një galeri peizazhesh e portretesh nga 6 qytete shqiptare, ndërmjet të cilëve edhe Gjirokastra përbëjnë setin fotografik të përzgjedhur për t’u ekspozuar.Njerëz në radhë për cigare “Partizani”, ku dominojnë kartmonedhat dhe monedhat e dikurshme; një familje që del në foto para bustit të Enevr Hoxhës në Gjirokastër; meditimi i një shitëseje pas një grumbulli bukësh; fëmijë kopshtesh e nxënës shkollash ishin disa prej fotove që binin në sy në ekspozitën e çelur, që vinte si bashkëpunim i British Council dhe bashkisë së qytetit.“Kjo ekspozitë vjen në vazhdën e disa qyteteve shqiptare të përzgjedhura e që janë fotografuar nga Martin Parr. Vjen që njerëzit që e kanë jetuar realitetin e atëhershëm ta rikthejnë edhe një herë në kujtesë, ndërsa më të rinjtë që nuk e kanë jetuar ta njohin atë”, është shprehur Aida Bërxholi, drejtore e British Council.

Ekspozita e titulluar “Shqipëria” do të qëndrojë e hapur në mjediset e teatrit “Zihni Sako” për publikun gjirokastrit për një periudhë njëjavore. / Entela Bani
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi