Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rolling Stones: Historia e 50 viteve nëpërmjet fotografive Empty Rolling Stones: Historia e 50 viteve nëpërmjet fotografive

Fri 4 May 2012 - 14:40
Message reputation : 100% (1 vote)
Rolling Stones: Historia e 50 viteve nëpërmjet fotografive Rolling-stoneNew York – Është një histori e treguar nëpërmjet fotografive. Në këtë 50-vjetor të legjendarëve “Rolling Stones” është zgjedhur një formë e veçantë për të treguar historinë e tyre, janë zgjedhur imazhet më të spikatura të një gjysmë shekulli jete në skenë dhe jo vetëm aq!Fotografitë janë bërë bashkë në “Morrison Hotel Gallery” në Nju Jork nën titullin “Rolling Stones: Celebrating 50 Years in Photography” ku janë ekspozuar dhjetëra fotografi. Një kontribut të çmuar ka dhënë Terry O’Neil i cili i shndërroi në të pavdekshëm legjendarët me realizimin e filmit në vitet e para të bandës.
Ai nisi të xhirojë për këtë film mbi bandën që në vitin 1963 , fill pasi ishte fokusuar në karrierën e “The Beatles”, por ai kërkonte më shumë ndaj edhe zgjodhi “Rolling Stones” në kohën që ata performonin në klubet e Londrës. Bob Gruen është një tjetër fotograf që ka fokusuar Mick Jagger në një ditë të zakonshme teksa luante me kitarën e tij. Është një fotografi që daton në vitin 1972. Por kjo fotografi përfshiu edhe legjendën John Lennon dhe bashkëshorten e tij Yoko Ono, sepse ai ishte fotografi personal i tyre.
Çdo imazh i ekspozuar ka një histori. Fotografi Gruen tregon: “Sapo isha larguar nga studio regjistrimeve të John Lennon, kur në 4 të mëngjesit më telefonojnë për të më thënë se Mick Jagger do të vinte në studio dhe në orën 4 të mëngjesit m’u desh të rikthehesha. Ata u bënë bashkë duke luajtur në kitarë dhe aty munda ta bëj fotografi të jashtëzakonshme të Mick Jagger duke luajtur në kitare me një grup të ngushtë miqsh”- theksoi fotografi.
Një tjetër fotograf, Henry Diltz ka udhëtuar me Richards në vitin 1979, në një peiurhdë pushimi nga turneu me “Rolling Stones”. Gjatë këtij udhëtimi ai ka mundur të fokusojë imazhe të rralla jo vetëm të Richards, por edhe të Ronnie Wood.
Fotografi kujton momente të atij fluturimi 45 minutësh ku realizoi fotografi të rralla. Fotogafitë e ekspozuara nën titullin “Rolling Stones: Celebrating 50 Years in Photography” do të dalin në shitje dhe prej 4 Majit mund të shihen nga kushdo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi