Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mungesa e banjove publike “detyron” qytetarët t’i drejtohen Lanës! Empty Mungesa e banjove publike “detyron” qytetarët t’i drejtohen Lanës!

Mon 26 Mar 2012 - 3:01
Albina hoxhaNë çdo orë të ditës, në Tiranë, në afërsi të Lanës pamjet janë të padëshiruara. Qytetarët i drejtohen Lanës për nevojat e tyre personale. Banjot publike në kryeqytet mungojnë prej kohësh, por në qytete të mëdha siç është Tirana, është e domosdoshme të ofrohet një shërbim i tillë. Jo vetëm në qendër por në disa pika kyçe të kryeqyetit. Pranë pemëve të mbjella për gjelbërimin e qytetit, apo poshtë urave pamjet lënë për të dëshiruar. Qytetarët thonë se nuk paragjykojnë njëri-tjetrin, por nënvizojnë se banjot publike janë të domosdoshme. Disa prej tyre, më të vjetër në moshë, tregojnë vendndodhjen e banjove shumë vite më parë. Por ka nga ata qytetarë që e shohin Lanën si një vend ku mund të ndodhë gjithçka dhe mund t’i bëjnë të gjitha…!

Çdo njeri që ndodhet për ballë një pamjeje të tillë, në çdo orë të ditës, do mendojë se sa të pakulturuar janë qytetarët e kryeqytetit.



Qytetarët

Qytetarët thonë se banjot publike janë të domosdoshme dhe mbi të gjitha janë kulturë. Aliu është me profesion farmacist: “Banjot publike janë shumë të domosdoshme në qytete të mëdha siç është edhe Tirana. Njerëzit kanë nevojat e tyre dhe në mungesë të banjove ata i drejtohen Lanës. Nuk i paragjykoj nëse i shoh, që i drejtohen, sepse në kryeqytet vijnë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe ajo është e vetmja zgjidhje që ofron metropoli ynë”. Shton se mban mend një herë që ishte në farmaci dhe një zonjë kishte ardhur dhe i kishte thënë a ka mundësi… nuk e lashë të përfundonte fare sepse e dija se çfarë kishte. Mirë burrat që kanë një zgjidhje, po femrat?! Ndërsa për Sadikun, i cili është punëtor i thjeshtë, banjoja publike është kulturë për vendin. Ata që i drejtohen vendeve të tjera në mungesë të banjove, për të, janë thjesht të pakulturuar. Gimi i cili punon me linjat telefonike, thotë që më përpara ka pasur banjo në disa pika të kryeqytetit, si tek “21 Djetori”, tek “Kinema Agimi”, “Rruga e Elbasanit”, “Rruga e Kavajës” etj. Si ka mundësi që për 20 vite nuk u krijuan? Ndërhyn inxhinier Luani dhe thotë: “Edhe po i ndërtuan do u vënë një çmim të caktuar, pra do kushtojnë. Ne nuk jemi në gjendje të paguajmë. Në vende të tjera të botës edhe nuk ka banjo fare, por ata kanë arritur të kenë një mirëqënie ekonomike, shkojnë pinë një kafe dhe shfrytëzojnë banjot në lokal. Por në Shqipëri kjo nuk është e mundur, pensionistët dalin vetëm shëtisin ose lozin nëse koha është e mirë, nuk kanë mundësi të pinë kafe dhe kthehen në shtëpi sepse edhe jetesa është bërë më e shtrenjtë”. Një qytetar tjetër, i cili nuk ndalon, përgjigjet: “Rroftë Lana!”



Bashkia: Nuk ka asnjë projekt!

Edhe pse janë të domosdoshme për qytetarët, pushteti lokal nuk ka asnjë plan për të ndërtuar banjo publike. Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije për gazetën se nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e banjove publike në kryeqytet. Planet e mëdha dhe projektet e bashkisë nuk përfshijnë ndërtimin e banjove publike!



Në kafe për të kryer nevojat personale

Qytetarët shkojnë në kafe për të përdorur banjot e lokalit për nevojat personale. Edhe nëse nuk kanë planifikuar të pinë një kafe janë të detyruar sepse kjo është e vetmja mënyrë! Kjo mënyurë është kthye në fenomen për qytetarët! Ky është një problem që i prek të gjithë, jo vetëm kryeqytetasit por edhe ata që vizitojnë kryeqytetin për pak orë, për arsye të ndryshme kryesisht pune.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi