- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Jahjaga: Kosova të anëtarësohet në mekanizmat rajonalë të sigurisë
Mon 26 Mar 2012 - 22:12
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeprokuroren e Shqipërisë, zonjën Ina Rama.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi zonjën Rama për punën që po bën në krye të prokurorisë së shtetit të Shqipërisë, dhe angazhimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit.
Ajo tha se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të shkëmbejnë përvojat me njëra-tjetrën në fushën e drejtësisë dhe se kanë çka të mësojnë nga njëra-tjetra.
Zonja Jahjaga tha se ajo i jep mbështetje të plotë të gjitha reformave në gjyqësi dhe në prokurori, në arritjen e standardeve më të larta në politikën e kuadrove, që prokurorë dhe gjyqtarë të emërohen njerëzit që gëzojnë respektin e mesit ku punojnë, që kanë integritet dhe që janë të dëshmuar për vendosmërinë dhe kurajën profesionale dhe njerëzore.
Natyra e krimeve transkufitare nuk është vetëm sfidë e Shqipërisë dhe e Kosovës, por është sfidë e gjithë rajonit, tha Presidentja Jahjaga. Nisur nga kjo, tha ajo, është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë.
Kryeprokurorja e Shqipërisë, zonja Ina Rama tha se përpjekja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim dhe Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë bashkëpunim në nivel të kryeprokurorive, që duhet të forcohet edhe më tutje. BS[flash]http://botasot.info/mesme/Ina_Rama_[].jpg[/flash]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi