Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga radio Durrësi te Iliria, një histori e pashkruar Empty Nga radio Durrësi te Iliria, një histori e pashkruar

Tue 27 Mar 2012 - 2:47
Nga radio Durrësi te Iliria, një histori e pashkruar Radio-te-prodhuara-ne-Uzinen-Elektro-Mekanike-Durres-4-300x200 Jorida Pasku

Kur sheh koleksionin e radiove në shtëpinë e Dritan Zotos, ekspert kriminalist i pavarur, gjen një copëz Shqipërie të viteve ‘70-‘80. Në dollapë dhe rafte prej druri janë vendosur rreth 80 prej tyre. Më e hershmja është radio Durrësi, prodhim i Uzinës Elektro-Mekanike. Pranë saj është e famshmja Iliria, e prodhuar në Uzinën e Radio-Televizorëve në po të njëjtin qytet. Të dyja uzinat sot nuk janë më, kurse radiot që ato kanë prodhuar, koleksionisti i blen treg, i mbledh nga miqtë dhe ndërton historinë që rrëfen më poshtë për “Shekullin”.



Z. Zoto me cilën radio fillon historia e koleksionit tuaj? E para është Radio-Durrësi.

Dihet që janë prodhime të Uzinës Elektro-Mekanike të Durrësit. Kam 4 prej tyre, prodhime të kësaj uzine dhe një është prodhim i URT (Uzinës së Radio-Televizorëve). Këtu u prodhua edhe radioja Iliria…



Nga dallohen radiot e prodhuara në Uzinën Elektro-Mekanike?

Nga karkasat prej druri. Radiot e athershme punonin vetëm me valë të mesme dhe të shkurtra, derisa u prodhua Iliria që punonte me valë të mesme, valë të gjata dhe me tranzistor. Pas Ilirsë u fut radio Drita, prapë me tranzistor portativ, me përmasa akoma më të vogla. Nga prodhimet shqiptare në koleksion kemi edhe radiot Durrësi, Iliria, Drita, Fatosi. Më përpara kanë bërë një tjetër që quhet radio Rinia, e kam edhe atë, por është duke u rregulluar.



Radion Galena e keni bërë vetë. Çfarë historie ka? Këtë radio e kam bërë duke zbatuar skemën. Si kjo të ngjashme ka bërë edhe Durrësi. Mund të jetë e viteve ‘60. Meqë nuk kishte energji elektrike në të gjithë fshatrat, u përdorën këto lloj radiosh në mënyrë që të dëgjohej Radio Tirana. Nuk ka nevojë për korrent.



Para se të fillonim këtë bisedë pohuat se radiot e prodhuara në Shqipëri janë bërë nga inxhinierët duke u bazuar në skemat e radiove të huaja…

Mendoj se kanë marrë patentën e radiove të huaja dhe u kanë vënë emra shqiptarë. Për shembull, radioja Iliria ka homologe radion “Milkov” të Rumanisë. Radio Drita ka homologe radion Alfa në Rumani. E me radhë, Radio Rinia ka ‘Zefiri’-n, po rumune. Pra, të gjitha ato janë patenta të marra nga Rumania, por janë prodhuar në Shqipëri. Radio Mimoza, shumë e përhapur në vitet ‘70-’80, që të gjithë e kujtojnë se është prodhim shqiptar, u porosit në Shqipëri te “Tesla”, uzina e prodhimit të radiove në Çekosllovaki.



Nga është marrë ky informacion?

Çdo koleksionist studion historinë e radiove të vendeve të tjera ose u referohet katalogëve. Tesla në katalogun e vet thotë: “Unë kam prodhuar për Shqipërinë, radion Mimoza”.



Sa kohë është dashur për t’i bërë bashkë radiot dhe ku i gjeni? Rreth 4 vjet. Janë dhurata të shokëve, i blej në treg ose në pikat e antikuarëve. Njerëzit i shesin për të fituar para. Jo të gjithë ua dinë vlerën. Nëpër lokale ca i mbajnë për relike. Radiot nuk punojnë dhe njerëzit nuk u dinë historinë dhe origjinën. Pra, çdo koleksionist radiosh duhet të dijë ku mund të jetë përdorur radioja, kush e ka prodhuar, çfarë skeme ka përdorur, me sa valë punon dhe sa ndjeshmëri ka.



Kushtojnë? Në fillim shiteshin shtrenjtë me 10.000 lekë, më pas filluan t’i shesin me 1000, 500, deri edhe në 200 lekë. Radiot nuk i shes. Duke qenë se nuk bëj tregti me to, shumë shokë dhe miq që më njohin, m’i shesin shpesh me çmime shumë të ulëta.



Çfarë do bëni në të ardhmen me koleksionin?

Vlera e këtij koleksioni është e lidhur me historinë. Asnjë koleksionist i huaj nuk e di që Shqipëria ka prodhuar radio me llamba. Disa kanë parë radion Iliria, variantin e fundit, por nuk kanë parë plejadën tjetër të radiove me tranzistor. Radioja klasike e jona është Durrësi. Më e hershmja është ajo Pioner, që për fat të keq nuk kemi asnjë fotografi dhe asnjë material që ta shikosh sesi ka qenë. Pastaj është bërë një radio me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit. As nga këto nuk ka as fotografi, as materiale, asgjë.



Përse nuk i kemi materialet që ju përmendët? Nuk u vihej rëndësi në atë kohë. Propaganda bënte të vetën, vetëm prodhonte, por nuk ka ngelur asgjë e shkruar. Pra, nuk kemi një katalog me radiot që janë prodhuar dhe janë përdorur. Personalisht marr informacion edhe nga filmat shqiptarë ku janë të ekspozuara radiot më së shumti. Bëhet fjalë për radio si: Mimoza, Iliria, Drita, Fatosi.



Ju vetë do ta bëni një katalog? Po përpiqem. Kjo do të ndodhë pasi të kem grumbulluar të gjitha radiot shqiptare. Më mungojnë tre radio Iliria me tranzistor, më mungojnë edhe nja 8 radio Durrësi me llamba.



Çfarë keni venë re në muzetë e huaj kur keni shkuar? Kam shkuar nëpër muzeume në Itali, Gjermani, Berlin. Dua të përmend që në Amerikë, çdo shtet ka muzeume për radiot. I japin një vend të rëndësishëm sepse është historia e tyre, nëpërmjet tyre tregohet edhe zhvillimi inxhiniero-elektronik i vendit, industria. Kurse te ne, Uzina e Radio-Televizorëve u prish. Nuk kemi më gjurmë, vetëm kujtime të inxhinierëve.



Sa kohë ju merr përkujdesja për koleksionin?

Me merr një pasdite të së shtunës, çdo javë.





Historiku i Uzinave

Dritan Zoto krijon një historik të prodhimit të radiove në dy uzinat e njohura të Durrësit, në Shqipërinë e para viteve ‘90, UEM (Uzina Elektro-Mekanike) dhe URT (Uzina e Radio-Televizorëve), e ndërtuar pas së parës gati një dekadë më vonë, duke i “marrë punonjësit dhe inxhinierët”.

“Me zhvillimin e teknologjisë, ajo u bë një nga uzinat më të forta. Uzina e Radio-Televizorëve, prodhoi kasat plastike. Nga kasat e drurit të radiove me llamba u prodhuan kasat plastike, të radiove Iliria, Drita, Fatosi e me radhë. U vendosën mbishkrimet në shirita alumini, që nuk gjendeshin më përpara. U rrit cilësia”, tregon koleksionisti për URT-në.

Zoto pohon se inxhinierët bazoheshin te skemat e radiove që prodhoheshin jashtë vendit. Ai merr për shembull radiot Fenerët e kuq dhe Mimoza, më të përhapurat në vitet ‘80.

“Megjithëse Uzina e Radio-Televizorëve prodhonte radio, prapë nuk arrinin të mbushte tregun. Erdhi radio Mimoza nga Çekosllovakia, kurse nga Kina, ‘erdhën’ “Fenerët e Kuq”.

“Radioja më popullore në Shqipëri ka qenë Sonra. Është prodhim i uzinës AEG të Gjermanisë Perëndimore. Kyr hynë trupat ruse në Berlin i ndryshuan emrin, nga AEG ia vunë Sonra. Po ashtu, një tjetër radio që ka qarkulluar në Shqipëri ka qenë ajo Record, e ardhur nga Rusia. Është e vitit ‘53 dhe jepej për anëtarët e dalluar të Frontit Demokratik.

(Historiku i koleksionit tregohet nga vetë Dritan Zoto, përpara këndit të radiove që përbëjnë një pjesë të koleksionit të tij në të cilin gjenden edhe medalje, antikuarë dhe kryesisht objekte të teknologjisë)



Kush është

Dritan Zoto i ka marrë njohuritë për radiot në mënyrë autodidakte. Duke lexuar libra për elektronikën, krijoi idenë sesi funksionon një radio dhe tani arrin t’i rregullojë deri edhe t’i ndërtojë nga e para. Gjithçka nisi kur mori në dorë për herë të parë revistën “Horizonti”. Aty pa skemën e radios Galena, e ndërtoi atë dhe i lindi dëshira për të bërë edhe radio të tjera.

“Kam bërë radio me llambë, duke shfrytëzuar llambën e televizorëve Iliria dhe më tej, u përpoqa të bëj edhe llambë me tranzistorë”, kujton nga ajo kohë.

Nuk studio inxhinieri sepse ishte i dhënë më shumë pas investigimit. Prej 4 vitesh punon si ekspert kriminal i pavarur në Tiranë.

Për çfarë e ndihmon profesioni kur bëhet fjalë për koleksionin? “Që të jem shumë i vëmendshëm në kapjen e detajeve ose të defekteve të radios, pavarësisht se përdor aparatura. Një sy i mprehtë e sheh radion që ka vlera. Kuptohet nëse është origjinalja e atij vendi, apo imitim”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi